|E hënë, Shtator 25, 2017

Subashi: Himara shqiptare, pse do bashkohet me Labërinë ?! 

Armando-Subashi-640x340    Tirane – Deputeti i Partisë Socialiste Armando Subashi e cilëson të dështuar ndarjen aktuale territoriale me 385 njësi. Në një intervistë për “Panorama” Subashi shprehet se ndarja e Himarës më vete jashtë bashkisë së Vlorës, nuk ka lidhje me minoritetin grek.

“Parimi i ndarjes së re territoriale mbështetet në krijimin e zonave funksionale. E kam thënë edhe në komision që Himara, për shkak të pozicionit të vet gjeografik dhe mundësive të mëdha dhe të pakrahasueshme me njësi të tjera, kryesisht në turizëm bregdetar e malor, blegtori etj., e përmbush më së miri kriterin e “zonës funksionale”. Krijimi i Bashkisë së Himarës si njësi më vete e vendos atë në rolin e vet historik, ekonomik e zhvillimor”- thote ai.

Sipas Subashit, për shkak të disa pretendimeve arkaike të qarqeve të caktuara, ne nuk mund ta fshehim Himarën duke e bashkuar me Vlorën. “Himara është Shqipëri, Himara është pjesë e rëndësishme e krenarisë dhe historisë sonë prej shumë shekujsh dhe, si e tillë, duhet të marrë rolin që i takon. Bashkimi i saj me Lukovën, pra zgjerimi i gjithë vijës bregdetare deri afër Sarandës dhe me një pjesë të Labërisë, e kthen atë në historinë e vet. Himara nuk ka qenë ndonjëherë minoritet, Himara ka qenë Shqipëri dhe e tillë do të mbetet”- thote ai.

alb365.com/panorama

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sulm në Damask, 7 të vdekur

Siri - Një sulmues i dyshuar vetëvrasës ka vrarë të paktën shtatë persona në një zonë të sigurisë së lartë...

Close