|E diel, Gusht 20, 2017

Sudani premton lirimin e gruas me varje. 

Αλυσοδεμένη_στη_φυλακή_κρατούν_την-a8764c1e10673c5a1d30837ed2dbdd77   Sudan – Ministria e Jashtme e Sudanit thotë se gruaja sudaneze e dënuar me varje pasi nuk pranonte të hiqte dorë nga feja e krishterë, do të lirohet brenda disa ditësh, pas reagimit të fortë ndërkombëtar në përgjigje të dënimit të saj për braktisjen e fesë islame.

Zëdhënësi i ministrisë Abdullah al-Azraq njoftoi vendimin dje në Kartum, disa ditë pasi 27-vjeçarja Mariam Yahya Ibrahim lindi fëmijën e dytë në burg, ndërsa priste ekzekutimin. Ajo ka një djalë 20 mujor.

Ajo ka një nënë të krishterë dhe një baba mysliman dhe është rritur si e krishterë, pasi babai braktisi familjen. Ajo thotë se kurrë nuk e ka konsideruar veten myslimane, pavarësisht nga ligji sudanez që i thotë se fëmijët marrin fenë e babait.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Liza Tabaku, punëtorja e postës u emërua drejtoreshë e Arsimit

Tirane - Ish drejtoresha e Arsimit Rajonale Lushnje, Liza Tabaku e cila u dënua me 9 vjet burg pasi kërkonte...

Close