|E diel, Korrik 23, 2017

“SUKSESE – SHQIPËRIA EUROPIANE U VENDOS SOT NË BERLIN” 

Nga SPARTAK NGJELA – Është hera e parë për Shqipërinë: në Berlin u mund më në fund regresi oriental Berisha, që në fakt ka filluar që në vitin 1914 – kur u zbua nga Shqipëria princi gjerman, Wide.

Dhe, pikërisht atje: në Berlin duhej mundur vreri esadist kundër Shqipërisë Europiane, sepse eshtë fakt historik që, pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ishte vepër mbrojtëse e Austrohungarisë dhe Gjermanisë.

Angela Merkel garantoi sot pesë prioritetet e Komisionit Europian dhe kushtin e vetingut për çeljen e negociatave me BE. Kjo ka qënë një fitore e madhe për shqiptarët.
Korrupsioni nuk ka më asnjë shpresë në Tiranë, dhe rëndësia e Shqipërisë për Perendimin është çast i madh i solemnitetit historik, kur populli shqiptar grisi përfundimisht rrjetën pesëshekullore antieuropiane që u luajt deri para katër ditësh kundër Shqipërisë Euripiane nga tabori esadist, Berisha.

ll. Tani na mbetet vetingu. Edhe ai vjen këto ditë nga Venecia. Kurse reforma në Drejtësi duhet të nisë me një seriozitet maksimal, sepse në këtë reformë është e mbështetur tani e gjithë shpresa e progresit europian te Shqipërisë.

Jemi të nëpërkëmbur nga një grusht banditësh e vjedhësish që kanë drejtuar drejtësinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, dhe, më në fund, shqiptarët do të çllirohen përfundimisht. Jemi njëlloj si në vitin 1912 – 1913 kur bandat e politikanëve të shitur shqiptarë, kërkonin ta katandisen Shqipërinë një “copë tokë” në Shqipërinë e Mesme. Por sot jemi shumë të fortë.
Shqipëria po avancon drejt dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar. Tre apo katër muajt që po vinë, janë kurorëzimi i shpirtit të gjerë shqiptar në Ballkanin e banuar sot nga tetë milionë shqiptarë.

Festa e sotme e pavarësisë, duhet festuar dyfish.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja reagimi i Ronaldos pas barazimit me Malaga

Cristiano Roanldo është shprehur tejet i nervozuar pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, ku Reali barazoi pa gola 0:0 me...

Close