|E premte, Gusht 18, 2017

Super operacion policor. Laborator droge një vilë në Mamurras, sekuestrohen armë. 

88581_1     Tirane – Në sajë të një operacioni antidrogë nga Policia e Shtetit, sot është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie të madhe heroine, kokaine dhe marijuane. Janë sekuestruar deri më tani mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe makina të blinduara.

Operacioni i gjerë antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Shtetit, Sektori Kundër Krimit të Organizuar si edhe drejtoritë e policisë në Lezhë e Durrës. Mësohet gjithashtu se operacioni është shtrirë edhe në Kosovë ku deri më tani janë sekuestruar rreth 50 kg kokainë. Sakaq, policia ka rrethuar edhe një vilë trekatëshe në Fushë Kuqe të Mamurrasit, ku dyshohet të jetë ngritur një laborator i drogave të forta, e ku policia ka vërejtur ngritjen e disa pikave kontrolli të fortifikuara. Mësohet se vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit me iniciale Xh.Ç i shpallur në kërkim nga policia. Ai është babai i Gezim Çelës, i arrestuar disa kohe me parë, i njohur si bos i madh i drogës.

Ndërkohë sipas burimeve të deritanishme bëhet me dije se disa persona janë shoqëruar në qytetin e Laçit ku janë sekuestruar 18 kg heroinë e 150 kg hashash si edhe janë gjetur 9 armë zjarri, 3 snajper, granata, makina, të blinduara etj, ndërsa në pikën kufitare të Morinës, janë sekuestruar në një makinë 7 kg kokainë ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit nga Tirana. Mësohet se në Kosovë pas njoftimit nga prokuroria e krimeve të rënda janë arrestuar 3 persona ndërsa janë sekuestruar rreth 50 kg heroinë e Kokainë.

Në kuadër të aksionit antidrogë, po ushtrohen kontrolle në një vilë tre katëshe në Fushë Kuqe të Laçit, e cila është në pronësi të shtetasit Xh.C. Mësohet se në momentin e kontrollit nuk ka pasur asnjë njeri në banesë.
“Është operacion që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është arrestuar një shofer, në pikën kufitare të Morinës, e më pas operacioni është shtrirë në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni po vijon dhe në Kosovë. Fale zbulimit të trafikut, në Kosovë është bllokuar 50 kg heroinë.”-kështu raporton për News24, gazetari Spartak Koka. Operacioni i policisë është ende në vijim.

POLICIA E SHTETIT JEP DETAJE MBI OPERACIONIN

Në kuadër të këtij operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur në flagrancë një shtetas, i cili po transportonte një sasi prej rreth 7 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë, sasi që është bllokuar me cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Ndërkohë operacioni i strukturave të Policisë së Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve pranë një vile 3 katëshe në një banesë në Fushë Kuqe, në pronësi të shtetasit Gëzim Çela, ku u bë i mundur:

– sekuestrimi i një sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinë,

– rreth 100 kg marijuanë,

– 20 bidonë me një sasi prej rreth 850 litra lëndë, që shërben si përzierës i lëndës narkotike.

– pajisje që shërbejnë për paketimin elëndës narkotike si presë, shtypëse të lëndës, pajisje për heqjen e vakumit gjatë paketimit etj.

Po ashtu në këtë banesë janë gjetur e sekuestruar 9 armë zjarri nga të cilat 3 snajper, si dhe një sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisë u bllokua gjithashtu dhe një mjet tip BMV i blinduar.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e personave të tjerë të implikuar në trafikimin e shitjen e lëndëve narkotike.

88584_1GËZIM ÇELA ISHTE DËNUAR ME 20 VITE BURG

Gjykata e Tiranës ka ekstraduar në muajin Janar të vitit 2013 nga Shqipëria drejt Italisë të shumëkërkuarin, 45-vjeçarin Gëzim Çela. Vendimi është dhënë për llogari të autoriteteve të drejtësisë italiane, të cilat e kanë dënuar me rreth 20 vjet burg, për vepra të ndryshme penale, si “shfrytëzim prostitucioni, në rrethana rënduese”, “organizata kriminale”, “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” etj. Arrestimi është kryer në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatat italiane, ku Çela akuzohej si kreu i një organizate kriminale shqiptare që vepronte në linjat e trafikut në Itali. Burimet bëjnë me dije se Çela është arrestuar disa herë në Shqipëri dhe më pas është liruar në rrethana misterioze. Arrestimi i 45-vjeçarit është bërë në momentin ku ai deportohej me linjat ajrore nga Turqia, ku kishte shlyer dënimin prej 6 vitesh burg, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Gëzim Çela është i njohur në Shqipëri për mënyrën sesi mundi t’i shmanget shlyerjes së një dënimi me 5 vite burg për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.

Ai fitoi pafajësinë falë raporteve mjekoligjore të lëshuara në vitin 2004-2005, nga spitalet shqiptare dhe turke, ku thuhej se diagnostikohej me kancer të kockave në gjurin e djathtë. Sëmundja duket se e ka ndihmuar të mos shlyejë dënimin e drejtësisë shqiptare në atë kohë, por nuk ka mundur ta mbajë larg problemeve me trafikun e drogës apo prostitucionit në Turqi. Pavarësisht kësaj sëmundjeje, ai e ka shlyer masën e dënimit, prej 6 vitesh burg, në qelitë turke. Pas kësaj, Italia ka nxjerrë një tjetër urdhër arresti për Gëzim Çelën.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha sulmon Vlahutin : Po sillet si Guvernatore, jo si Ambasadore

Tiranë - Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha solli ne vemendje punën dy vjeçare të qeverisë se kryeministrit...

Close