|E premte, Janar 19, 2018

Super vetura unike e vitit 1954 (fotot) 

Në janar të vitit të ardhshëm pritet të dalë në ankand një veturë unike, koncepti Plymouth Belmont.

Industria amerikane e automobilave përjetoi një bum në vitet e 50-ta, e shtyrë nga vala e optimizmit të pas luftës së Dytë Botërore, transmeton koha.net.

Gjatë kësaj periudhe u lindën modele legjendare amerikane si Chevrolet Corvette e Ford Thunderbird.

Prodhuesi i tretë më i madh në SHBA, Chrysler kishte krijuar një super koncept për të konkurruar me rivalët, atë Plymouth Belmont.

Por planet për krijimin e tij për t;u shitur në masë u hodhën poshtë shpejt, kështu Belmont mbeti në nivelin e makinës konceptuale.

Pas gjashtë dekadash, Plymouth Belmont së bashku me motorin origjinal 4.0 litërsh V8 që prodhon 157 kuaj fuqi do të dalë në ankand për t’u shitur.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mungesa e ilaçeve dhe ushqimi i skaduar, 200 të moshuar humbin jetën.

Berat - "Gjatë pesë viteve...

Close