|E enjte, Mars 30, 2017

Supergrabitje në Tiranë, autorët çajnë murin e argjendarisë 

Një tjetër supërgrabitje regjistrohet në Tiranë. Një argjendari në zonën e Pazarit të Ri, pranë sheshit “Avni Rrustemi” është grabitur më një skemë të ngjashme me atë të bankës në zonën e ish-Bllokut.

Grabitja është konstatuar nga pronarët mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar për të hapur dyqanin.

Autorët, të cilët besohet se kanë qenë disa, kanë çarë dy mure për të depërtuar deri në pjesën e argjendarisë.

Grabitësve u është dashur fillimisht të çajnë murin e një lokali ngjitur me argjendarinë, i cili është në pronësi të të njëjtit pronar.

Dhe pas kësaj ata kanë çarë murin e argjendarisë, duke bërë dhe grabitjen. Autorët e grabitjes janë kujdesur që të mos lënë gjurmë, duke prishur sistemin e kamerave.

Në një prononcim për Ora News, pronarët pretenduan se u janë grabitur 600 mijë euro mall, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

Grabitja konfirmohet nga burime brenda policisë së Tiranës, të cilët thanë se po kryejnë të gjitha vepriemt proceduriale për identifikimin e autiorëve dhe arrestimin e tyre.

Në këtë kuadër janë sekuestruar si provë materiale kamerat e bizneseve të tjera që ndodhen në zonë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Colin Powell – Trump, turp kombëtar

USA - Turp kombëtar e ka quajtur ish sekretari i shtetit Colin Poëell kandidatin republikan për president donal trump. Komenti...

Close