|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

SYRIZA tund Greqinë. Tsipras, Trojkën e lam pas . 

NEWS_154255Greqi – SYRIZA e Aleksis Tsipras do të udhëheqë Greqinë për 4 vitet e ardhshme, duke u cilësuar si një “tërmet” për faktin se për herë të parë në një vend të BE-së vjen në pushtet një parti e majtë radikale. Syriza fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të dielë në Greqi, me një rezultat të thellë kundrejt Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit në largim Antonis Samaras.

Procesi i votimit të rreth 10 milionë grekëve përfundoi në orën 19:00 (18:00 sipas orës në Shqipëri) dhe kur janë numëruar  mbi 80% të votave, SYRIZA ka siguruar 149 deputetë, por pa garantuar shumicën absolute për të drejtuar e vetme vendin. Tashmë Tsipras synon të marrë 151 vende në Kuvend nga 300 që janë në total brenda parlamentit grek, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen mëngjesin e së hënës.

Në fjalimin e fitores para mbështetësve që u mblodhën në selinë qendrore të partisë SYRIZA në Athinë, Tsipras deklaroi se populli grek me votën e së dielës bëri histori. Ai u zotua t’i japë fund masave shtrënguese ndaj popullit grek.

Vetëm pak minuta pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve, përfaqësuesit e SYRIZES deklaruan se trojka i përket së shkuarës dhe se marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e mëparshme me trojkën ndërkombëtare për daljen e Greqisë nga kriza, anulohen.

Vota e popullit grek vjen si ndëshkim kundrejt partive tradicionale, duke pësuar disfatë. Kështu ka ndodhur me PASOK-un e Venizellos apo edhe me “Demokracia e Re” të kryeministrit në largim Antoni Samaras, i cili ka siguruar vetem 76 deputete.

Kryeministri në detyrë Antonis Samaras në fjalimin e parë menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare paraprake, pranoi humbjen e partisë së tij. Ai tha se ndihej krenar për faktin që koalicioni qeverisës Demokracia e Re dhe PASOK e Venizellos, arritën të nxjerin vendin nga kriza e thellë, por shtoi se shpreson që partia e ardhshme të mos hedhë poshtë këto arritje.

Partia e tretë janë neonazistët e Agimit të Artë të pasuar nga Potami e PASOK ndërsa partia e re e Papandreut, Lëvizja e Socialistëve Demokratë nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për të qenë brenda parlamentit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shpërthim në konvojin e NATO-s në Kabul, 8 viktima

Një sulm vetëvrasës në një konvoj që...

Close