|E mërkurë, Prill 26, 2017

A do ta zëvendësojë Thomas Strakosha Etrit Berishën? 

Thomas Strakosha hedh kandidaturën për të zënë vendin e lënë bosh nga Etrit Berisha pas kartonit të kuq të marrë nga ky i fundit në ndeshjen me Izraelin.

Portieri 22-vjeçar ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë me Lazion dhe tashmë nuk ka dyshime që ai mund të luajë rregullisht në Serinë A sa herë të nevojitet prania e tij në fushë.

“Të fitosh 3:1 kundër Genoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, theksoi portieri pas ndeshjes së sotme.

“Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty”, shtoii ai, i cili ka kohë deri në mars për të bindur De Biazin që e meriton ai fanellën e titullarit ndaj Italisë, kur të mungojë Berisha i pezulluar.

“Është diçka e bukur të shohësh Lazion lart, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Forca jonë është te fakti që mbrojmë të gjithë bashkë. Sekreti ynë është grupi, sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë bashkë. Kjo do të na çojë lart. E prisnim këtë klasifikim, besojmë te vetvetja. Që këtu fillojnë fitoret tona”, përfudnoi Strakosha.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Spiunia – Kastron nuk e vrava sepse e doja

Pak kanë jetuar momente nga të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e historisë. Marita Lorenz ishte një ndër to. Ishte...

Close