|E enjte, Mars 30, 2017

Tabaku: Oligarkët e Ramës marrin ARMO-n pa asnjë lek 

“Kryeministri Rama bashkë me oligarkët e tij marrin përpunimin e naftës në vend”.

Deklarata bëhet nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sipas të cilës, një kompani off-shore pa kapitale dhe pa pronarë të indetifikueshëm po fusin në dorë pasuritë e shqiptarëve. Në lidhje me kompaninë e naftës ARMO, ajo tha se ka një emër.

Tabaku: Por këtë herë -ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën. Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit. Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s Rafinerinë e Ballshi?! Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, mik i afërt i kryeministrit Rama.

Ajo thotë se marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sula muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij.

Tabaku: Pra, de fakto tashmë është e privatizuar, por paratë në vend që t’u shkojnë shqiptarëve, i shkojnë Ramës. Kjo është skema e Ramës. Vjedh pasuritë kombëtare për vete dhe oligarkët e tij. Plackit buxhetin me tendera dhe koncesione korruptivë. Mbush me drogë Shqipërinë për hesap të krimit me mbështetje qeveritare. Shqiptarëve ju ka lënë varfërinë, burgun ose emigracionin. Është koha për tu bashkuar dhe për të ndalur me fuqinë e bashkimit bandën që po plaçkit, varfëron dhe poshtëron çdo ditë shqiptarët.

Ekstrakti nga QKR

Dokumenti i shpërndarë nga PD

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Fieraku i Sanraemos, Ermal Metaj 7 vjet i fejuar, asnjë media se dinte https://t.co/eLja9sS4QH via @wwwalb365com
3,875 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plumb per nder.

  Fier - Tentative vrasje ka ndodhur mbremjen e djeshme ora 23 mbi 44 vjecarin Petrit Muca I cili ka...

Close