|E premte, Shkurt 23, 2018

“Tahiri i ka dhënë pará diplomatit!” Reagon Ambasada Britanike në Tiranë 

Disa ditë më parë shtetasi shqiptar Alban Beshiri ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të Ambasadës Britanike në Tiranë, duke pretenduar se institucioni është i korruptuar e se madje për rastin e dënimit të tij nga një gjykatë shqiptare, ka ndërhyrë vetë ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas Beshirit, i ka dhënë para Ambasadorit Britanik Duncan Norman.

Me daljen e këtyre akuzave, Gazeta Express Shqipëri u interesua pranë Ambasadës Britanike në Tiranë për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me akuzat e rënda të bëra nga Alban Beshiri.

Ambasada Britanike ka reaguar ekskluzivisht për Gazetën Express përmes një emaili, duke u shprehur se akuzat e Alban Beshirit janë plotësisht të pabaza.
Ambasada hedh dritë në reagimin e saj duke u shprehur se akuzat e Beshirit nuk janë të reja për të, pasi ato kanë nisur që në vitin 2014, kohë në të cilën shqiptari ka akuzuar sërish për korrupsion institucionin në fjalë.

Në reagim Ambasada thekson se akuzat janë plotësisht të pabaza dhe se në asnjë rast shtetasi në fjalë nuk ka paraqitur prova për pretendimet e tij në lidhje me korrupsionin me vizat.

TEKSTI I PLOTË I REAGIMIT TË AMBASADËS BRITANIKE NË TIRANË

Përshëndetje,

Ju lutem të gjeni si më poshtë reagimin e Ambasadës në lidhje me kërkesën tuaj.

Në dritën e publikimeve të fundit në media për akuzat e paraqitura nga Z. Alban Beshiri drejt Ambasadës Britanike në Tiranë, ne dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë vijon:

Pretendimet e Z. Beshiri janë krejtësisht të pabazuara. Z. Beshiri nuk ka paraqitur kurrë asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij historike të cilat datojnë që në vitin 2014 dhe që lidhen me ish seksionin e vizave në ambasadë. Nuk është e qartë se përse Z.Beshiri ka zgjedhur që të risjellë në sipërfaqe tani, këto akuza të gënjeshtërta. 

HISTORIA E ALBAN BESHIRIT

Alban Beshiri pritet që të ekstradohet drejt Anglisë pasi do të vuajë një dënim në Shqipëri, pasi është gjetur fajtor për akuzën e kanosjes së prokurores Oltiana Çifliku. Vendimi për deportimin e Beshirit ka ardhur nga një gjykatë në Kovenstri të Britanisë së Madhe. Akuza e kanosjes ndaj prokurores së gjykatës së Durrësit do t’i kushtojë Beshirit gjashtë muaj burg. Prokurorja në fjalë, Oltiana Çifliku po e hetonte Beshirin nën akuzën e dhunës në familje. Ish bashkëshortja e Alban Beshirit e kishte akuzuar këtë të fundit për dhunë ndaj personit të saj dhe fëmijëve. Pikërisht mbi këtë dosje Beshiri u dënua, por mesa duket shqiptari ka qenë kundër vendimit dhe nuk ka hezituar të kërcënojë prokuroren duke i çuar sms që shkruanin se “do ta bënte për spital”. Beshiri ka shkruar përmes një numri britanik, pasi prej kohësh ai ka ikur nga Shqipëria dhe jeton në Angli.

Pak ditë më parë përmes një interviste në një television shqiptar (Fax Neës) Alban Beshiri ka hedhur një sërë akuzash, që kanë nisur nga ish bashkëshortja e tij, deri tek Ambasadori Britanik e madje edhe Saimir Tahiri, për të cilin ai shprehet se I ka dhënë para zyrtarit britanik në Tiranë.

MË POSHTË DEKLARATAT E BESHIRIT NE MEDIA

“Më kërko falje më ka thënë prokuroria dhe të mbyllim këto gjëra. Unë kam pasur një konflikt me ish-bashkëshorten time, i kam thënë te fëmija ime mos më ngacmo. Mesa duket i ka dhënë zemër i dashuri i saj Elidon Imeraj, gjeli i Vorës. E humba kontrollin dhe e futa poshtë këmbëve, nuk e mbaj mend çfarë i kam bërë.

Ish-bashkëshortja më ka thënë se prokurorja Oltiana Çifliku së bashku me Elidon Imerajn, (të dashurin e ish-bashkëshortes) do të bëjnë gropën. Ata më kanë shkruar në letra sikur unë e kam rrahur gruan për xhelozi. Kur kam ardhur këtu në Angli e kam marrë në telefon dhe i kam thënë prokurores se je duke e gatuar çorbën shumë keq.

Ambasada britanike është e korruptuar dhe shet viza kundrejt 15 mijë eurove. Këto i kam treguar këtu në Britani dhe për një periudhë vizat u bllokuan.

Kur unë shkova në rajonin 6, binte shiu, më gjuajti Sinani (efektiv policie). Kam bërë denoncim, ndërsa Prokuroria më tha që kisha shkelur bananen dhe kisha rrëshkitur. Aq letra false më kanë bërë saqë se mbaj mirë mend, kanë shkruar në dosje sikur unë doja që të vija tritol shefit të Policisë.
Ambasada britanike e ka mbuluar Saimir Tahirin, ja kam thënë mu në mes të gjykatës që ambasadori ka marrë lekë nga Saimir Tahiri për të mbyllur çështjen. Tashmë nuk kam më frikë për jetën pasi Tahiri nuk është më në zyrat e shtetit në Shqipëri

alb365./Gazeta Express

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
BOLL ME LOJËN KUKAFSHEHTI TË BE-së ME TURQINË

Nga BARBARA WESEL - Bisedimet e...

Close