|E hënë, Tetor 23, 2017

Tahiri: Nuk ka Zot që iu mbron, por dorëzohuni! 

     Tirane – MinistSajmir-Tahiri-Artan-Didi-640x463ri i Brendshëm Saimir Tahiri iu ka bërë thirrje autorëve të sulmit në Lazarat të hedhin armët dhe të dorëzohen, duke shprehur vendosmërinë se nuk ka kthim prapa nga policia.
Tahiri tha se se forcat e rendit janë në dijeni se më kë kanë të bëjnë ndërsa ka paralajmëruar 27 personat që qëlluar mbi policinë të dorëzimi, pasi nuk ka Zot që i mbron.

“Jemi të ndërgjegjshëm që po luftojmë mafian e krimin.Ne nuk kemi aspak ndërmend të ndalemi. Drejtësia ka një cmim e seicili do të paguajë cmimin e vet. Në këto momente një aksion i shkallës së gjerë po zhvillohet. Iu bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e policisë janë në Lazarat e kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Thirrje medias e publikut se lufta kudër krimit kërkon kohën vet por edhe sakrifica. Bëj thirrje dhe atyre që edhe tani në këto moment kanë marrë armët në Lazarat keni bërë llogaritë shumë gabim mos mendoni se ka zot në tokë se do ju dalë zot nëse kundërshtoni me armë polcinë e shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën në të kundërt forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër. Jemi në mbështetje të plotë”, ka thënë ministri Tahiri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
8 zyrtarë të kompanisë “Albpetrol” sha denancohen në prokurori. (video)

Fier - Tetë nëpunës të kompanisë “Albpetrol” sha janë paditur në prokurorinë e rrethit nga Presidenti I Sindikatave të Pavarura...

Close