|E hënë, Korrik 24, 2017

Tahiri: Serbia kërkon uzurpim të aseteve të Telekomit 

Kosovë – Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë se gjatë gjithë këtij raundi bisedimesh për kodin telefonik që është duke u zhvilluar në Bruksel, Serbia kërkon që të uzurpojë asetet e Telekomit të Kosovës për llogari të një operatori serb. Sipas saj, kjo nuk do të lejohet.

Zotimin ministrja Tahiri e ka dhënë pak minuta më parë, në një prononcim telefonik për Kohën Ditore.

“Marrëveshja për kodin telefonik si pikë kryesore ka që Serbia do t’i shkruajë letër ITU-së, me të cilën pajtohet që Kosova do ta marrë kodin telefonik shtetëror. Në këmbim të kësaj, ne jemi pajtuar që të japim një licencë të përkohshme dhe të kufizuar për një kompani të re e që në këtë rast është dega e Telekomit të Serbisë, por e regjistruar në Kosovë, në bazë të ligjeve të Kosovës.

Ato që kanë theksuar pala serbe për transferim të aseteve, janë gjëra të rregulluara me ligjet e Kosovës. Pra, për çfarëdo kompanie të huaj që dëshiron të operojë në Kosovë. Mirëpo, tendenca që e ka pasur pala serbe gjatë këtyre ditëve ka qenë që kanë provuar të uzurpojnë asetet e Telekomit të Kosovës, me të cilat kanë operuar ilegalisht”, ka thënë Tahiri, gjatë pasdites.

“Ne e kemi bllokuar këtë tendencë dhe kemi thënë se kjo kompani e re nuk mund të punojë me asete të Telekomit të Kosovës, por me të vetat që ia jep kompania bazë”.

Ajo ka folur edhe për një kërkesë tjetër të palës serbe. Ka thënë se insistohet që dega e Telekomit të Serbisë të ketë shtrirje në gjithë Kosovën. Ka treguar edhe pozicionin e palës kosovare për këtë çështje.

“Siç e dini, licenca që do ta japim ne në këmbim të kodit telefonik, është e përkohshme me fushëveprimtari të kufizuar. Pra deri në një numër antenash. Është fjala për 22 stacione dhe 31 antena, që nuk shtrihen në gjithë Kosovën, por vetëm në disa pjesë, jo vetëm në veri, por ku ka më shumë popullatë serbe. Licenca jonë nuk u jep shtrirje në gjithë Kosovën dhe këta krejt këto dy-tre ditë kanë kërkuar shtrirje në mbarë Kosovën”, ka theksuar Tahiri. “Ne do të jemi të vendosur që të mos japim më shumë antena sesa që jemi marrë vesh”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Festohet festa e “Pazari I Roskovecit” (fotot) https://t.co/vMBfiEUfEw via @wwwalb365com
11,311 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pas 30 vjetësh shfaqet fëmija me sy të zinj.

Angli - "Fëmija me sy të zinj" (edhe pse sigurisht kjo tingëllon e çuditshme është e mjaftueshme për të bërtitur...

Close