|E shtunë, Tetor 21, 2017

Tahiri : S’ka hap pas, s’ka tolerim. 

10271620_763773150339513_5767227150530423679_n    Tiranë – Pas takimeve që zhvilluar sot paradite në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, në funksion të operacionit që po zhvillon Policia e Shtetit në fshatin Lazarat, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për shtyp:
“Policia vazhdon të bëjë detyrën është shumë e rëndësishme të kuptoni të gjithë që ka mbaruar ora e lidhjeve të botës së krimit në Lazarat me parlamentin, me politikën, me ata që deri dje i shfrytëzonin. Këto lidhje kanë mbaruar njëherë e mirë. Kjo që po shihni sot është shembulli më i mirë i vendosmërisë tonë për të vendosur shtetin ligjor në çdo cep të Shqipërisë.
Ne jemi shumë të vendosur të shpëtojmë qytetarët e ndershëm të Lazaratit nga ata kriminelë që i kanë marrë peng, siç jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë mënyrë që një grusht kriminelësh, edhe pse janë mësuar deri më sot, mbi bazën e lidhjeve të tyre me politikën, me qeverinë e deridjeshme dhe të gjithë ata që i kanë shfrytëzuar duke i dhënë imunitet, të mbajnë peng Lazaratin.
Të jeni të bindur që ky aksion do të vazhdojë. Të jeni të bindur që Policia e Shtetit do të bëjë detyrën, pavarësisht se deri më sot, për fatin tonë të keq, kjo zonë është konsideruar si zonë që ku nuk mund të vihej kontrolli i shtetit. Të jeni të bindur që atij grushti kriminelësh, që kanë guxuar të ngrenë armët kundër policisë, iu ka ardhur ora.
Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, për t’u gjendur në këto momente në krahun e punonjësve të Policisë së Shtetit. Dhe për këtë arsye jam këtu, për të mbështetur ata bij nënash që me uniformën e Policisë së Shtetit, duke u përballur me gjuhën e armëve nga një grusht kriminelësh në Lazarat, sot po sakrifikojnë për të gjithë ne. Po sakrifikojnë për të vendosur shtetin ligjor dhe barazinë e qytetarëve shqiptarë para ligjit.
Theksoj, ora e kriminelëve në Lazarat, atyre që kanë marrë armët kundër Policisë së Shtetit, ka ardhur. Nuk ka asnjë tolerim dhe asnjë hap pas!”
10393814_763771287006366_1242371818304842694_n    Pyetje: Mund të na thoni diçka më konkretisht lidhur me takimin me zotin Aliko?
Ministri Tahiri: I kujtova përgjegjësitë që ka para ligjit, i kujtova detyrën që duhet të kryejë dhe i kujtova që këto janë momente për t’u gjendur në krah të Policisë së Shtetit dhe në krah të ligjit. Në të kundërt, janë të gjithë përballë, në krah me kriminelët dhe do të konsiderohen si të tillë.
Pyetje: A do të vijojë gjatë ditës së sotme apo edhe në ditët e tjera operacioni i ndërmarrë?
Ministri Tahiri: Operacioni përfundon kur çdo centimetër katror i Lazaratit të jetë nën kontrollin e shtetit dhe kur ligji të vlejë siç vlen në çdo centimetër katror të Republikës së Shqipërisë.
Pyetje: Sa persona janë të ndaluar?
Ministri Tahiri: Operacioni vazhdon.
Pyetje: Sa i rëndësishëm ky operacion në kohën kur jemi në momentet e marrjes së statusit të vendit kandidat?
Ministri Tahiri: Ne po u tregojmë qytetarëve shqiptarë që ligji vlen për të gjithë. Po i tregojmë shoqërisë se ka një anë të drejtë në këtë shoqëri dhe duhet të ketë, pa asnjë dyshim, një front qytetarësh para të gjithave, që mbron barazinë para ligjit për të gjithë qytetarët shqiptarë. Integrimi evropian është pikërisht ky: lufta kundër krimit, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër trafiqeve. Ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë. Unë do t’ju kërkoja edhe njëherë mirëkuptim juve, – ju falënderoj shumë, sepse kjo është sakrificë edhe për ju, por këto janë momente të rëndësishme për të gjithë, – që të raportoni me përpikmëri dhe më saktësi atë që ndodh, duke ndihmuar edhe ju shoqërinë, duke ndihmuar edhe ju qytetarët, duke ndihmuar veçanërisht ata që janë në Lazarat dhe që mbahen peng nga ai grusht kriminelësh që iu ka ardhur ora.

alb365.com/Ministria e Brendeshme

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mallkon Bulqiza

Nga  EDISON YPI - O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë shkëmb në Shkopet. O Sytë të dalçin....

Close