|E premte, Dhjetor 15, 2017

Takim 3 palësh për luftën kundër terrorizmit . 

 UntitledItali – U mbajt në Romë të Italisë takimi i parë tripalësh mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni, Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Serbisë, Ivica Daçiç.

Qëllimi i këtij takimi të zhvilluar ditën e sotme ishte bashkëpunimi konkret e me interes tripalësh në fushat e luftës kundër terrorizmit, energjisë, transportit dhe infrastrukturës; trajtimi i çështjeve të perspektivës së përbashkët evropiane dhe zhvillimit të vendeve të rajonit nëpërmjet nxitjes së projekteve rajonale; forcimi i sigurisë në rajon nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit me institucionet evropiane dhe euroatlantike; bashkëpunimi rajonal dhe karakteri gjithëpërfshirës i tij.

Një nga pikat kryesore që u trajtuan në këtë takim ishin sfidat dhe proceset e përbashkëta euro integruese të Shqipërisë dhe Serbisë si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit, me synim për të koordinuar hapat drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vijimit të procesit për Serbinë, me mbështetjen e Italisë dhe në një përqasje rajonale në kuadër të procesit të Berlinit.

Ky takim tripalësh vjen si rrjedhojë e natyrshme dhe dinamike mbështetëse e vetë procesit të Berlinit, të iniciuar vitin e kaluar nën kujdesin e Kancelares Merkel. Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e një angazhimi aktiv të Italisë në rajon, si katalizatore për krijimin e një klime konstruktive dhe promovimit të bashkëpunimit rajonal.

Takimi u parapri nga një takim i veçantë i Ministrave Bushati dhe homologut të tij italian Paolo Gentiloni, ku u diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, zhvillimet rajonale e çështje të aktualitetit e perspektivave ndërkombëtare.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vrasja në Borsh – FNSH kap në pyll 2 nga autorët

Sarandë - Dy të rinjtë, të dyshuar...

Close