|E shtunë, Janar 20, 2018

Talenti i Realit bashkë me legjendën e Barcelonës 

Talenti i Real Madridit tashmë gjendet në Rio de Janeiro për t’u përgatitur për sezonin e ri, pas pushimeve në Spanjë, e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfundojnë pushimet për Vinicius Junior. Pasi kaloi ca ditë në Spanjë, ku u njoftua më shumë me klubin e ardhshëm, Real Madridin dhe ndoqi live El Clasicon si dhe disa ditë të tjera në SHBA, 17 vjeçari është kthyer në Brazil.

Ai atje është takuar me legjendën e Barcelonës, Ronaldinhon. Talenti që bleu Reali për 45 milionë euro, nuk ka ngurruar të shpreh admirimin që ka për legjendën braziliane.

“Nga një botë tjetër!”, ka shkruar Vinicius në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A do të jetë Eduart Shalsi ministër i brendshëm? (fotot)

Burime pranë qeverisë bëjnë me...

Close