|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Të ‘bëfsha’ Reformën Teritoriale në Bashkinë ton Rurale 

Nga FLAMUR ÇEPELE – Tani mund tè shikojmè qartè, se ç’farè èshtè gatuar nga reforma teritoriale nè bashkinè tonè rurale. Jo, pèr nostalgji por kèta ja kanè kaluar edhe NB-sè, sè dikurshme nè kètè qytet. Njè tollovi, njè lesh arapi, njè organizim i centralizuar, ku tè gjitha levat e qytetit dhe 14 fshatrave janè nè duartè e njèshit !

Nè fillimet e luftès pèr t’a mbajtur kètu bashkinè e re, nè kuadrin e reformès teritoriale, midis tè tjerève isha edhe unè, qè u ngjira se krahina janè i plotèsonte kushtet, sepse ka njè histori tè lashtè, njè pozicion gjegrafik tè vavorshèm dhe njè ekonomi shumèplanèshe. Dhe horizonti dhe bindjet tona fituan! Por po zhgènjehemi. Kèto vlera, kètè cep tè harruar po e merr dreqi ! Drejtuesit e bashkisè sè re nuk e kanè mèndjen tè punojnè, qè pak nga pak komuniteti t’a marr veten nga varfèria e pèrtejme. Ata janè kujdesur tè mbajnè ngrohtè shpatullat e tyre me kostume dopiopetè militantèsh, njè staf i fryrè si kacek me besnikè tè partisè.

Ti thuash hallexhiut qè tè kèrkon ndihme:- ”Unè s’tè ndihmoj se nuk m’a ke dhènè votèn! ” Ky èshtè kulmi i arrogancès sè pushtetit apsolut ! Dhe çetnikèt partiak, mercenarè, kolicionistè shtohen frikshèm dita ditès. Janè njè kryetare dhe tre nènkryetarè! A janè tè aftè pèr detyrat e tyre ndaj komunitetit? Janè dhjetra kuadro, drejtorè, pèrgjegjèsa, shefa, brigadierè, specialistè! Eh, sa shumè janè! Po sa brumè kanè, pèr detyrat e tyre funksionale? Sikur t’i testonte qytetari mè i thjeshtè i bashkisè, shumicèn do e flakte nè rrugè. Por janè tè besès dhe kjo mjafton! Tè gjithè punojnè nga pak, tè gjithè paguhen nga pak. ”Por ne pa punè nuk merrnin asnjè kacidhe! Jo vèlla, jemi tè kènaqur!” E zèmè se bashkia dhe tre komunat e dikurshme kanè patur 200 punonjès larush, sot ky numèr po trefishohet! Tè bèfsha reformèn teritoriale! Pèrse u bè? Po ja, pèr t’i mbledhur militantèt, mercenarèt, kolicionistèt e betuar nè njè grusht tè vetèm, siç èshtè bashkia e re me mèndèsi tè vjetèr. Qindra rrogètarè tè qèmtuar me kujdes nga titullarèt. Le tè punojnè pak, por tè mendohen shumè kur tè vijnè zgjedhjet e radhès. Cilèsimi ” NB.” duhet retifikuar. Kèta ja kanè kaluar edhe kèsaj ndèrmarrje asokohe, qè i rreshtonte tè gjithè tè bènin kanal. Edhe sot vazhdon emulacioni socialist me rrugè tè sterbèra, me gèrvishtje kanalesh, me buzèkuqe, kur ”petkat” e bashkisè nga brènda trupit bien erè. Po detyrat madhore: Problemet sociale, ekonomike, uji i pijshèm, energjia elektrike, sporti, kultura, shkollat, shèndetsia? Shumè vizion i bukur o kryetare e komitetit ekzekutiv tè bashkisè! Sepse edhe qeverisja vendore, kèshilli bashkiak èshtè nèn urdhèrat e tua! Kuadro tè panumèrt’ si s’ka bèrè vaki kurr nè ndonjè bashki. Mizèri punonjèsish nè qoshèt e tyre tè papunès! Por hapni sytè kètu! Kujdes votat dhe vetèm votat! Se dita e shumèpritur vjen e ikèn shpejt! Ndyshe u preva bukèn! Hajde reformè teritoriale, pèr kokèn e saj, hajde! Sa shumè votues! Mè falni staf dhe nèpunès tè pregatitur! Tè gjithè vizionarè, teknicienè, profesionistè! Fermerè, blegtorè, tregtarè, qytetarè, fshatarè e soj e sorollop! Hidheni festen mbi sy! Ka kush mendon pèr ju! Eshtè bashkia e re. Ju kujdes rreshtat kur tè votoni!…

Add a Comment

%d bloggers like this: