|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Të fala paç Edi, jam gruaja nga Fieri 

Nga INDRIT VOKSHI – Edi i dashur, jam gruaja e atij burrit. Ndihem shumë e nderuar që më bëre të fala ndër sy të të gjithë shqiptarëve, megjithëse më erdhi pak inat se nuk ma përmende edhe emrin që të ndihesha pak e vlerësuar para shoqeve.

Tani unë po të shkruaj se e pashë që ishe kurioz dhe i shqetësuar se si e duroj unë burrin tim. Edi, unë kam vite e martuar dhe nuk jam divorcuar asnjëherë. E megjithëse ndonjëherë në nerva e sipër mund të kem menduar të divorcohem, prapë kam thënë jo.

Jo, sepse kam edhe fëmijë e të jem e sinqertë nuk jam e gatshme për ti traumatizuar. Se siç duhet ta dish, edhe pse duket se nuk e di, kur ke njerëz të tjerë tek të cilët veprimet e tua ndikojnë, nuk mund të bësh e të thuash çtë të vijë ndërmend. Se siç i themi ne këtej nga fshati, nuk lëshohen fjalët siç lëshon lopa bajgat, vend e pa vend, aty ku i vjen për t’i lëshuar e nuk pyet fare ku dhe si i lëshon. Pra i dashur Edi, se je edhe kryeministër, ma dëgjo një këshillë: mos u sill si lopë dhe mos e trajto fjalën tënde si bajgë. Se mbahesh edhe për orator e po u solle kështu do ta detyrosh popullin që nga orator të të thërrasë bajgator. Po, bajgator.

E dyta, unë e duroj tim shoq edhe kur nervozohet e bërtet, edhe kur nuk tregon durim e edhe kur më shan ndonjëherë. Kjo sepse ia di hallet, hallet tona të përbashkëta, mundohem ta kuptoj që është në stres, se vetë pa punë, fëmijët pa punë, tokat e të mbjellat, çtë them, nuk na del llogaria. Se as nga ato 300.000 vendet e punës që ti hape, nuk na ra ndonjë vend pune (thanë këta rilindasit e fshatit që ishin me short e iu bien vetën atyre që kanë fat). As nga shëndetësia falas nuk na ra gjë, se kemi paguar rreth 100.000 lekë spitaleve, që spitale iu thënçin.

Është futur leku në vrimë të miut Edi. Po thuaj shyqyr që kemi televizor e heqim mendjen duke parë sukseset e zhvillimin që jepet aty. Se të mos ishte televizori, do ishim çmendur.

E treta. E duroj sepse une jam fshatare e zakonisht në mentalitetin tonë fshataresk, të paprekur nga feminizmi yt, themi se njeriu duhet të pajtohet me fatin e vet. Ky fat më ka rënë, ketë fat mbaj. Pasi unë nuk jam aq e qytetëruar sa ti, që kur nuk të pëlen fati që të bie, i bie ti fatit, me shpulla e me shkelma, me shpresën se do ndryshojë. E nuk të vjen turp nga kjo gjë edhe pse e merr vesh e tërë Tirana e Shqipëria.

Si përfundim, meqë u hap ky muhabet, njëra nga këto shoqet me të cilat mblidhemi e pimë kafe ne tek shtëpia e secilës, po i qante hallin gruas tënde. Tha, e zeza ajo që e ka brenda. I kujtove kunatin e saj, Nevzatin. Tha, si Nevzati. Që pi e sdi çfarë thotë, është prishur me të tërë se të tërë i shan. Punë jo, lekë në shtëpi jo, i doli goja asaj Zenepes duke i thënë po mjaft se na turpërove. Po smerr se smerr vesh ai.

Të fala gruas. Me ikë atë ditë, se desha të të jap një palë çorape e një sapun dhuratë që tja jepje.

alb365

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 38 vjeçari, ishte në kërkim

Fier - Vijon puna për kapjen e personave  të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale....

Close