|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Te larguarit nga puna ne proteste. 

protesta_nga_te_larguarit_nga_puna3  Tirane – 10 të larguar nga administrata vijojnë prej pasdites së djeshme grevën e urisë në çadrat e ngritura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës. Deputetët e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, Aldo Bumçi dhe Keltis Kruja kanë qëndruar gjithë natën pranë grevistëve. Deputetët deklaruan se qëndruan pranë çadrave për të mbrojtur grevistët, pasi forcat policore nuk i ruajnë ata.
Ndërkohë autoriteti shëndetësor ka vënë në dispozicion të grevës një ekip mjekësor dhe një ambulancë vijon të qëndrojë pranë grevistëve. Të larguarit nga administrata kanë filluar rreth orës 16:00 të ditës së sotme grevën e paralajmëruar të urisë. Edhe pse policia i ka penguar të ngrenë çadrën ku do të qëndrojnë grevistët, 10 të larguar nga puna kanë hyrë në grevë.

Fillimisht të larguarve nga administrata u është thënë që kërkesa për grevë nuk është e plotë. Më pas u është kërkuar të marrin leje nga bashkia. Pasi kryesia e të larguarve nga administrata ka marrë lejen për zhvillimin e grevës është lejuar ngritja e çadrës në lulishten pranë Kryeministrisë. Por vetëm pak minuta më vonë policia ka marrë një urdhër të dytë dhe u ka kërkuar grevistëve të largohen vetë në të kundërt do të hiqen me dhunë. Policia ka hequr çadrën e ngritur nga 10 grevistët dhe i ka marrë dokumentet shoferit të furgonit që kishte sjellë tendën.
Ndërkohë kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi e ka cilësuar grevën të filluar dhe ka deklaruar se do të vazhdohet me apo pa çadër. Grevistët kanë marrë me vete vetëm disa batanije dhe jastëk dhe kanë vendosur të vazhdojnë grevën.
Lajmi për grevëu bë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi. Greva ishte parashikuar të niste rreth mesditës pasi të plotësoheshin 24 orë pas bërjes së kërkesës. Sipas saj, në grevën e sotme do merrnin pjesë 10 deri në 13 persona, të cilët do vendoseshin në një çadër para kryeministrisë.
“Kam marrë konfirmim për të zhvilluar protestën, pasi u vërtetua që ne e kemi dorëzuar 24 orë para në polici, lejen për aktivitet. Pritet nga momenti në moment instalimi i çadrës”, tha Qafzezi, ndërsa i cilësoi të paligjshme veprimet e policisë për të mos lejuar ngritjen e çadrës.
Sipas Qafzezit, greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Të shkarkuarit nga puna kërkojë të rikthehen në detyrë, me pretendimin se janë larguar padrejtësisht. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.
Por deklarata për grevë nuk ka mundur të konkretizohet deri në orët e pasdites sepse policia ka ndaluar ngritjen e çadrës para kryeministrisë. Sipas policisë, çadra lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici.
Ndërkaq kjo shoqatë kërkon kthimin në punë të 6000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja arsyet pse fëmijët nuk duhet të përdorin pijet e gazuara

Shumë prej atyre që janë prindër mundohen...

Close