|E premte, Gusht 18, 2017

Të sapomartuar foto me avionin ne Divjakë. 

88887_1    Lushnje – Në Divjakë, avioni “Piper Lance 2”, me të cilin u tentua trafikimi i lëndës narkotike drejt Italisë, është kthyer në një qendër pelegrinazhi nga vizitorë të shumtë, të cilët nuk humbasin rastin për të fiksuar një foto pranë tij.

Por përveç pushuesve të shumtë, avioni duket se po tërheq edhe çiftet e sapomartuara, të cilët duan diçka të veçantë në albumin e fotografive të dasmës. Ky çift është martuar këtë fundjavë, dhe ka zgjedhur pikërisht “avionin e drogës”, si vendin e përshtatshëm për të bërë foto.

Avioni “Piper Lance 2”, vazhdon të qëndrojë prej disa javësh në rërë, rreth 400 metra larg bregdetit, i rrethuar me një shirit ku shkruhet “ndal, skene krimi”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja shqiptaria nga Elbasani që po thyen tabutë (fotot)

Ajo ishte një vajzë me tipare të errëta mesdhetare që reflektonte pafajësi. U lind dhe u rrit në Elbasan deri...

Close