|E shtunë, Shtator 23, 2017

Të tjera ndryshime në Lungomaren e Vlorës 

Projekte të reja për Vlorën, pas ndërtimit të Lungomares, me synimin e shndërrimit të tij më tërheqës për pushuesit dhe më të jetueshëm për vlonjatët.

Bashkia e Vlores do te nise se shpejti një paketë projektesh që mund të cilësohen si agupunturë urbane ku përfshihet rehabilitimi i disa shesheve përgjatë shëtitores bregdetare.

Projekti tashmë ka përfunduar, sqaron drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Erion Ahmataj. Sipas tij, synohet të ketë më shumë hapësira të gjelbërta dhe kënde sportive apo argëtimi.

Ahmataj: Kemi ndërhyrje në disa pika nevralgjike të qytetit. Një ndër to është rikualifikimi përpara teatrit “Petro Marko” ose “Tre racat”. Pjesa e hyrjes në Lungomare, në anën e hotel Internacionalit dhe përballë, te ish-rruga ura dhe shkolla e Marinës. Në të gjitha këto sheshe parashikohen kënde argëtimi për fëmijët, rikualifikim si ndriçim dhe gjelbërim.

Sakaq, nisja e projektit për rivitalizimin e Qendrës Historike të qytetit do të jetë qershia mbi tortë. Ahmataj sqaron detajet.

Ahmataj: Për herë të parë saktëson kufirin e zonës historike për qytetin e Vlorës ku nuk kufizohet vetëm tek rruga “Justin Godard” por merr dhe sheshin përpara Bashkisë, rrugën e Çifutëve, Sahatin e Vlorës dhe një sërë objektesh të një rëndësie të veçantë për qytetin tonë.

Nga ndryshimet në infrastrukture pritet të preken edhe 2 zona banimi në lagjen Pavarësia dhe  Uji i Ftohtë, ku ndërhyrjet do të perfshijne rrjetin e kanalizimeve nentokësor, ndërtim dhe asfaltim të rrugëve, ndriçim gjelbërim dhe terrene sportive.

Lajmi i mirë për këtë vjeshtë është edhe përfundimi i projektit të fazës së dytë të Lungomares nga Skela në drejtim te portit  deri në pyllin e Sodës. Ky investim pret tashmë tenderimin.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zjarri ne palma, rrezijhen banesa dhe drejtoria e bujqesise

Lushnje - Një zjarr i përmasave të mëdha ka goditur Lushnjen dhe flakët kanë vënë në rrezik një sërë banesash...

Close