|E hënë, Shkurt 27, 2017

Telefoni i ri Google tejkalon parashikimet 

Telefoni i ri Google Pixel ka tejkaluar pritjet e gjigantit teknologjik, pasi është duke shitur më shumë sesa që kishte në plan Google.

Kompania nuk e kishte pritur një kërkesë të tillë për pajisjen, të cilën e lansoi një muaj më parë.

“Ne jemi të lumtur për suksesin e telefonave tonë Pixel dhe sinqerisht kërkesat ishin jashtë pritshmërive tona. Ne jemi duke punuar që të sjellim në treg telefonin sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Katër pikat kyçe të telefonave të rinj Pixel janë:

• Asistenti i Google-it. Asistenti i ri digjital i Google tani është i inkuadruar në këta telefona. Ai asiston në sjelljen e fotove nga e kaluara, kur një përdorues i kërkon ato, lëshimin e ndonjë kënge, sipas kërkesës së përdoruesit e shumëçka tjetër.

• Kamera. Pixel dhe Pixel XL kanë kamerë 12.3-MP.

• Hapësira pa limit. Google do të mundësojë hapësirë të pa limituar në shërbimin online për ruajtjen e fotografive dhe videove që realizohen me Pixel.

• Bateria. Google thotë se me telefonat e rinj mund të mbani baterinë për 7 orë me vetëm 15 minuta mbushje.

Të dy telefonat kanë 4GB RAM, 32 ose 128GB hapësirë të brendshme.

Telefoni është në dispozicion për porosi që nga tash me çmim fillestar prej 650 dollarësh deri në versionin më të shtrenjtë prej 870 dollarë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
2 nxënëse nga Fieri fituese në Korçë në konkurs me vizatime ku kalon gazësjellësi TAP (fotot)

Korçë - Sot në shkollën e parë shqipe në Korçë në bashkëpunim me TAP është zhvilluar ekspozita me vizatimet e...

Close