|E diel, Qershor 25, 2017

Tenton vetevrasjen ne qeli nena qe vrau 3 vajzat e saje. 

Nena_vrasese-e1394455337164     Itali – Shqiptarja që vrau 3 vajzat e saj, Edlira Dobrushi tenton të vrasë veten në qelinë e burgut në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 37-vjeçarja shqiptare ka tentuar të mbysë veten me një çorape najloni brenda qelisë së burgut Bassone në Como.

Ka qënë agjenti i sigurisë së burgut që ka vërejtur diçka të dyshimtë dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shmangur vetëvrasjen e shqiptares. Aktualisht gruaja ndodhet e shtruar në spitalin Sant’Anna të Komos pas tentativës për vetëvrasje.

Më 9 mars, Edlira Dobrushi vrau me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura: Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.

Sipas mediave në Itali, babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi në atë kohë ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri. Ai u njoftua për ngjarjen e rëndë nga policia shqiptare, sapo zbriti nga trageti në portin e Durrësit. Çifti ishte divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt.

Bashkim Dobrushi jetonte prej 15 vitesh në shtetin fqinj, ku punonte në një ndërmarrje metalesh dhe u kishte rrëfyer kolegëve se ishte divorcuar nga e shoqja, për shkak të krizave të depresionit që ajo kishte shfaqur kohët e fundit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prokuroria : 17 vjeçarja e vetëhelmuar filmoi inçestin.

     Lezhë - Prokuroria e Lezhës zbardh detaje të tjera për rastin tragjik të vajzës 17-vjeçare Xh.M., e cila disa...

Close