|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Tërmet edhe më i fortë në Itali 

itali-4

Itali – Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Itali.

Lëkundja sizmike kishte një fuqi prej 6.3 ballësh, më i fortë se tërmeti i mëparshëm.

Raportohen për të paktën dy persona të plagosur.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët në zonën e Perugia-s, të cilët kanë braktisur banesat e tyre.

“Për momentin nuk kemi të dhëna për të plagosur apo viktima. Situata më e rëndë paraqitet në Kastelsantanxhelo, në Nera, ku mungon energjia elektrike”, ka deklaruar ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile, Cesare Spuri.

Më herët, një tërmet prej 5.4 ballësh goditi pjesën qendrore të vendit.

Italia lëkundet sërish nga një tërmet edhe më i fortë

Më të forta lëkundjet kanë qenë në qytetet Abruzzo dhe Marche, por lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Umbria, Lazio, Abruzzo si dhe në Romë.

Mediat italiane deri tani nuk raportojnë për dëme materiale të mëdha material apo në njerëz. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Perugias dhe Maceratas.

Sizmiologët italianë bëjnë me dije për mediat vendase se është riaktivizuar tërmeti i mëparshëm që shkaktoi qindra viktima e të plagosur.

Si pasojë e tërmetit është ndërprerë energjia elektrike në shumë zona. Tërmeti fillestar është shoqëruar edhe me dy lëkundje të tjera prej 2.6 dhe 2.5 ballë.

Add a Comment

%d bloggers like this: