|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

“Tërmet” në Greqi, radikalët e majtë të SYRIZA fitojnë zgjedhjet .( live) 


live zgjedhjet ne Greqi

635578101743137541_ciprasGreqi – Presidenti i Parlamentit Europian telefonon kreun e SYRIZA, Tsipras. Zgjedhjet, Schulz: Kjo është një fitore historike, një sukses i madh. Schulz do të shkoj në Athinë brenda javës për të takuar Tsipras.

                Schulz ka pohuar se  pas takimit me Tsipras do të takohem me Merkel të premten. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar.

Kreu i SYRIZA, Tsipras: Vendi ndërron faqe, kemi mandat të ri.  Greqia sot merr frymë me dinjitet, populli grek bëri histori.Njerëzit tanë janë shembull i Europës që po ndryshon.

Kryetari i SYRIZA, Tsipras: Trojka është e kaluara për publikun. Do të formojmë një qeveri për të gjithë popullin grek.Do të luftojmë për të rindërtuar vendin tone. Greqia dëshiron të krijojë një të ardhme me dinjitet.

Tsipras: Anembanë Europës kemi solidaritet kundër masave shtrënguese. Qeveria e re do të negociojë një zgjidhje të drejtë.

                Deri tani rezultojnë gjithsej 4 740 108 vota të numëruara të personave të regjistruar për pjesëmarrje në votimet e sotme.

Nga 50.17 për qind e votave të numëruara, rezulton parti e parë e këtyre zgjedhjeve, SYRIZA me 35.91 për qind. Me këtë përqindje, Syriza siguron 148 vend enë Parlamentin me 300 deputetë. Por jo vetëm kaq. Sipas ligjit zgjedhor grek, forca politike që renditet e para merr si bonus edhe 50 mandate deputetësh. Kështu në total, Syriza numëron 198 deputetë ose rreth dy të tretat e krejt Parlamentit.

Më tej vjen Nea Dimokratia me 28.31 për qind ose 78 mandate.

Parti e tretë rezulton Hrisi Avgji me 6.37 për qind ose 17./

Më poshtë tabela e plotë:

SYRIZA:  35,90 %

Nea Dimokratia: 28,31 %

Hrisi Avgji: 6,37 %

Potami: 5,83 %

KKE: 5,41 %

PASOK: 4,81 %

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PAA/ Hamataj – Motorrët ndezur, në lista kemi njerëz të arsimuar në Europë (video)

Fier - Ermal Hamataj pasi është larguar...

Close