|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Terroristët refugjatë, kërcënimi i ri për Shqipërinë e Ballkanin 

Ndërsa Shqipëria ka bërë “një arritje të paprecedentë – siç e quajti ambasadori Donald Lu – duke zeruar numrin e luftëtarëve shqiptarë që i bashkohen ISIS është përballë një kërcënim i ri.

Kalimi tranzit i terroristëve që largohen nga Siria dhe Iraku.

Donald Lu: Nga mbi 90 persona në vitin 2013- 2014 në zero gjatë dy viteve të fundit, sipas Institutit shqiptar për studime ndërkombëtare. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e paprecedentë në Ballkanin Perëndimor. Tani Shqipëra e Ballkani perëndimor janë të shqetësuar për një kërcënim të ri. Kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë, që largohen nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

I pranishëm në  konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar sot në Durrës ambasadori i SHBA-së vuri theksin në mbrojtjen sa më të mirë të kufijve.

Donald Lu: Për të parandaluar këtë Shqipëria ka akses në database e FBI-së përmes një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë vizitës së kryeministrit Rama në prill. Me këtë mjet policia kufitare shqiptare mund të hyjë në  listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar me dhjetra vende partnere.

Ambasadori nënvizoi mbështetjen që SHBA do të vijojë të japë në këtë çështje sepse: “ISIS nuk është vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është ideologji dhe për këtë arsye përbën një kërcënim serioz për Europën e më tej. Ne nuk e dimë në çfarë forme do të materializone këto kërcënime, siç ndodhi këtë vit në Francë e Belgjikë e Gjermani. Por dimë një gjë: Ngado që këto kërcënime vijnë ne jemi besimplotë se nëse punojmë së bashku do jemi gati ti përballojmë”

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Me çmim 1 miliard $, kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë (fotot)

Francë - Shtëpia më e shtrenjtë në botë ka dalë në shitje në jug të Francës me një çmim 1...

Close