|E premte, Korrik 21, 2017

Tetovari sakrifikoi jetën për motrat shqiptare. Akti fisnik që na drithëroi shpirtin 

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj reagoi në lidhje me ngjarjet tragjike të ndodhura sot në Vlorë, aty ku humbën jetën 4 persona.

Sipas ligjvënëses së PD-së teksa Shqipëria lëngon nga këto humbje jetësh, kryeministri e ministrat janë në pushime jashtë e brenda vendit.

POSTIMI I MIMOZA HAJDARMATAJ

Shqipëria më e zezë sot se dje.

Shqiptarët të shokuar, nga dhimbja për jetët e humbura tragjikisht në ujrat e Adriatikut në Vlorë.

Një i ri nga Tetova, sakrifikoi jetën për të shpëtuar motrat shqiptare. Akti më fisnik, më i jashtëzakonshëm që na drithëroi shpirtin të gjithëve.

Por kryeministri e ministrat, në pushime jashtë e brenda vendit, në lluks e në siguri personale, heshtin dhe nuk japin asnjë sqarim, pse cdo ditë humb jetën të paktën një pushues në bregdetin shqiptar.

Ky është sezoni më i trishtë i pushimeve për shqiptarët, si në sigurinë e munguar të jetës, në cmime stratosferike, në thatësirën e ujit, në higjienën e cënuar, në mjedisin e ndotur, në rrugët e bllokuara,…..e plot premtime të pambajtura të qeverisjes “Rama 1” dhe asaj në pritje “Rama 2”.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja trendi i ri për vetullat (fotot) https://t.co/ViuOUoldOc https://t.co/JDJ9HTD6lY
11,309 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të rinjtë e Berishës dhe të vjetrit e Bashës

Nga: BASIR ÇOLLAKU - Ka nje debat ne prag, ne Partine Demokratike, ku shigjetat rrahin me se shumti per nga viti...

Close