|E diel, Gusht 20, 2017

“Tezja” , brenda muajit vizita ne 4 kontinente. 

431    Zbardhen udhëtimet në tri kontinente të Valentina Tufinës, e dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. E njohur me nofkën “Tezja” rezulton që në harkun kohor të më pak se një muaji ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Inxhinierja kimiste, më datë 23 korrik 2013, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Sllovenisë. Kohëzgjatja e udhëtimit, 1 orë e 20 minuta. Po atë ditë, në fluturimin e saj tranzit, ka udhëtuar nga Lubjana, Slloveni në drejtim të Gjermanisë, ku është ndaluar në aeroportin e Mynihut.

Të nesërmen, më datë 24 korrik 2013, Valentina Tufina ka udhëtuar nga Gjermani në drejtim të aeroportit Beijing në Pekin të Kinës. Udhëtimi ka zgjatur 9 orë e 55 minuta. Më 25 korrik 2013, kimistja ka udhëtuar sërish. Nga aeroporti Beijing në Kinë, në drejtim të aeroportit Shangai Pudong, po të Kinës, udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 10 minuta. Shangai Pudong, nuk ka qenë destinacioni final, pasi po atë ditë tranzit ka udhëtuar në drejtim të Melburnit në Australi. Udhëtimi ka zgjatur 10 orë e 55 minuta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bleona me makinë prej ari . (fotot)

Bleona me makinë prej ari dhe targë me flamurin shqiptar.​Ajo e ka shumë shpesh luksin në të cilin jeton dhe...

Close