|E diel, Gusht 20, 2017

Thaçi dhe Vuçiç urojnë Trump 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i uroi fitoren Donald Trumpit në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës i uroj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan.

Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global.

Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH

Nga Serbia kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trumpin për fitoren e madhe zgjedhore për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shpresën që kjo fitore do të kontribuojë për vazhdimin në përparimin e marrëdhënieve bilaterale të dy shteteve.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga banorit, kultivonte canabissativa, në hetim të lirë kryeplaku

Mallakastër - Me date 21.05.2015, ora 22.00, u be ndalimi i shtetasit Tetem  Myfataraj, i datelindjes 23.12.1952, banues ne fshatin...

Close