|E premte, Qershor 23, 2017

Thaçi: Policia parandaloi sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael 

Kosovë – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin  “Trasparency Internationa” se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në Kosovë.

Në një postim në FB, duke iu referuar këtij raporti Thaçi tha se Policia e Kosovës ka parandaluar sulmin terrorist të planifikuar për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Hashim Thaçi:  Jam krenar që edhe “Transparency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sondazhi në Fier, PD merr rezultatin befasues, Gramoz Ruçi mbetet jashtë parlamentit https://t.co/RRS7FDI2Kd
11,396 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fieraku vrau mamanë sespe i biri e hoqi nga puna (video)

Itali - Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e një shqiptari të martën në Itali,...

Close