|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

“The Sun”: Bandat shqiptare po helmojnë Evropën me raki 

Pijet e lira alkoolike të bëra nga bandat kriminale po vënë në rrezik shumë të rinj në Britani, raporton sot “The Sun”.

Sipas medias britanike, pas kësaj fshihen bandat shqiptare.

Hannah Powell mbeti e verbër pasi piu kokteje që mendohet se kanë përmbajtje të lartë toksike metanoli, teksa ishte duke festuar në resorin Laganas, në ishullin grek të Zante.

20-vjeçarja u shtrua në spital në Greqi dhe në fillim të kësaj jave është transportuar në Britani, ku është shtruar në spitalin “James Cook” në Middlesbrough dhe shëndeti i saj po përmirësohet.

Shtypi grek ka raportuar se Hannah, besohet të ketë konsumuar pije me alkool të lirë.

Lufta e çmimeve të pijeve alkoolike të furnizuara nga bandat shqiptare është shkaktar për numrin e madh të personave që janë sëmurë nga helmimi me alkool, raporton “The Sun”.

Hetimi ka zbuluar se si bandat transportojnë raki kontrabandë nga Bullgaria në Evropë. Alkooli shërbehet në shishe që duket krejtësisht normale për pushuesit, por, që përmban substanca të shumta toksike.

Një burim i paidentifikuar nga një lokal në ishullin grek citohet nga “The Sun”: Të marrësh kontrollin e bareve është një biznes i madh dhe gangsterët shqiptarë janë duke drejtuar shfaqjen. Çelësi është të shesësh pije me çmimin më të lirë të mundshëm.

alb365

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Franca e Gjermania, jo çantave në plazhe

Jo më çanta shpine, çanta dore apo valixhe në plazhet e Kanës. Këto janë masat e reja kundër terrorizmit që kanë prekur vendin më të preferuar të vipave dhe personazheve...

Close