|E diel, Dhjetor 17, 2017

“The Sun”: Blair paguhet nga vende ku shkelen të drejtat . 

downloadNga “THE SUN”

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Tony Blair biznesit të tij të këshillimit në shumë vende të botës. Gazeta i konsideron vendet ku Blair paguhet si këshilltar si të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat.

Gazeta nuk ka lënë mënjanë as Shqipërinë ku ish-kryeministri britanik luan rolin e këshilltarit të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.“Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”– shkruan “The Sun”. Një paragraf i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Blair punon si këshilltar vullnetar. Por Amnisty International thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. Amnisty International shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat”– shkruan “The Sun” për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ç’po ndodh tek rrugica e Sali Berishës. 8 makina policie “pushtojnë” zonën

Rreth 8 makina policie kanë mbërritur te...

Close