|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Themelohet në Patos Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar 

Fier – Dje në ora 18:00, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Patos.  Takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Më pas, u lexua telegram urimi i kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu, me rastin e themelimit të Degës së LSHB-së në Patos.

“Duke e parë poziten e popullit tonë si në Shqipëri, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare që ndodhen nën okupimin e fqinjeve tanë, në një gjendje mjerimi dhe pa perspektivë, thënë më drejt pa liri dhe të drejta kombëtare lindi dhe tani po konstituohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, e cila do ti bartë mbi supe proceset për ndryshime pozitive që do të bëhen në të gjitha trojet shqiptare”, deklaroi z. Fabjol Kripa, koordintar Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Patos. “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është bashkim vullnetar i individëve me kombësi shqiptare pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamjeje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar” deklaroi z. Bledi Mehmeti, gjatë prezantimit të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Ndërsa, Mariglen Xhaferi para pjesëmarrësve lexoi deklaratën e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes çame dhe trojeve shqiptare nën pushtimin grek.  Anëtar të Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar të Degës Patos, njëherazi dhe koordinator Degës në Patos u zgjodhën: 
Fabjol Kripa, Bledi Mehemeti 
dhe Mariglen Xhaferi.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: