|E hënë, Maj 29, 2017

Themeluesi i WikiLeaks, Assange, i ndërpritet interneti 

Faqja e internetit Wikileaks njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i është ndërprerë qasja në internet nga një strukturë shtetërore e paidentifikuar. Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme.

Prej katër vitesh, Assange është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin e tij bazuar mbi akuza për krime seksuale.

Ngujimi nuk e ka penguar aktivistin australian që të vazhdojë punën dhe Wikileaks ka vazhduar të publikojë të dhëna sensacionale, ndër të tjera edhe informacione që kanë tronditur fushatën për presidente të Hillary Clinton-it, ndërsa në Shtetet e Bashkuara po afron dita e zgjedhjeve.

Nuk pati përgjigje ndaj pyetjeve me telefon dhe email drejtuar Wikileaks. Një grua që iu përgjigj telefonit në ambasadë tha se nuk mundet të japë informacion. Një email drejtuar ambasadorit të Ekuadorit nuk mori përgjigje. Policia e Londrës gjithashtu refuzoi të komentojë për këtë çështje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/X0o7MWR61c Plazhet e Semanit, Darrëzezës dhe Pish Poros gati për çeljen e sezonit të ri
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Microvala helmon ushqimin tuaj

Mikrovala, ishte elementi i parë që dëgjohej për përgatitjen e ushqimeve, megjithatë tashmë duhet të keni kujdes, ngase një paralajmërim...

Close