|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

“Thërret Prizreni mori Shkodër” – Historia e këngës dhe autorët e parë të saj 

Kjo këngë është simbol i bashkimit të shqiptarëve anembanë trojeve tona dhe jo vetëm. Ajo ka pompuar gjakun e trimave nëpër vena që të nisën në luftë e të bashkojnë trojet shqiptare.

Nuk ka aheng e festë të mundshme të shqiptarëve që nuk këndohet kjo këngë dhe nuk është këngëtar ai që nuk e di këtë këngë. Vargu i parë i këngës është edhe titulli i saj, “Thrret Prizreni mori Shkodër”. Por kush e shkroi e kush e bëri melodinë e kësaj kënge? Rrallë kush e di dhe TherandaPost mori misionin e gjetjes së origjinës së kësaj kënge.

Kur diçka e mirë del në shesh, të gjitha kanë dëshirë të jenë bajraktarët. E njejta gjë ndodhi edhe këtë këngë. Për autorsinë e kësaj kënge janë vetdeklaruar shumë autor por TherandaPost kontaktoi me njeriun që e këndoi për herë të parë, me Rrahman Pagarushën i cili na tregoi për historinë e kësaj kënge.

Rrahmani është rapsod i njohur në trevën e Suharekës dhe me cigare në dorë ai tregon se këngën e ka përpunuar dhe ia ka bërë melodinë, ndërsa autori i parë i kësaj kënge është Sylë Bajrami. Biles Rrahmani për këngën thotë: “brumi i ksaj kange asht i Sylës.”

TherandaPost kontaktoi edhe me Sylë Bajramin nga fshati Kishnarekë e Komunës së Drenasit i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani.

I pyetur se ku dhe kur e shkruajti këtë këngë dhe çka e fymzoi për ta bërë një tekst me tematikë të tillë ai tha:

“ Ky tekst është shkruar në Rab të Kroacisë në muajin shkurt të viti 1991 ndërsa jam frymëzuar nga shumëçka por më së shumti nga mësimet që i kam marrë nga baba dhe daja gjithashtu ngjarjet e kohës si dhe andrra gjithëkomtare për bashkim kombëtar.”

E gjithë kjo këngë që sot rrihet nga kordat e zërit të pothuajse secilit këngëtar shqiptar u shkruajt në një dhomë ushtaraku në Rab të Kroacisë, kohë kur ushtarët nga Kosova rastisnin që të ktheheshin edhe të vdekur.

Vargjet e shkruara, Syla deshi t’i paraqes para popullit të vet, e si mundësi për këtë e pa redaksinë e Radio Tiranës, ku e dërgoi tekstin, me nëntitullin “Tekst për këngë”.

Si duket redaksia e asaj kohe në Tiranë, i mori mjaft seriozisht vargjet dhe transmetoi ato si tekst në një nga emisionet i cili nuk i kujtohej aspak një mësuesi nga fshati Dobërdelan i Suharekës ku edhe ato vargje filluan të marrin jetë.

Nga valët e Radio Tiranës, atëkohë vargjet i mori Abedin Balaj, mësues i Gjuhës Shqipe në fshatit Doberdelan që po e dëgjonte krejt rastësisht Radio Tiranën që valët vinin deri në Dobërdelan dhe vendosi që ato vargje të recitohen në një program të nxënësve të shkollës së fshatit. Ishin vargje të fuqishme për kohën dhe recitimi i tyre përmbante një guxim të llojit të vet.

Mëuesi Abedin pas 24 vitesh kujton kohën kur vargjet i dorëzoj tek nxënësi që do t’i recitonte, “Ja dhamë nxënësit Avdyl Gallapeni që ta recitonte në një program që u mbajt në Shkollën e Dobërdelanit më 02.07.1991 program i cili u mbajt për nder të njëvjetorit të deklarates kushtetutes.”

Avdyli që i recitoi ato vargje tashmë gjendet jashtë shtetit duke punuar por ai sot duket kështu:

Në mesin e publikut që po e shikonte programin rastësisht gjendej edhe rapsodi Rrahman Pagarusha që jeton në Reshtan(fshat afër Dobërdelanit), të cilit ky tekst ja tërhoqi vëmendjen dhe e morri tekstin atë natë, natë kur në mendjen e tij vetëm se u vu themeli i këngës.

“Jom kan tu kosit qetu në Reshtan edhe e kom gjetë melodinë, tani kom shku në Prizeren te Hamz Llapqeva edhe e kom ba si kangë”- e kujton si sot momentin e melodisë së këngës Rrahmani.

Këngën e përfunduan për një javë por intervenime në tekst pati edhe për një kohë të gjatë, pasi kohë pas kohe ndihmoi edhe populli.

“Njerëzit thojshin ku pe len filan trevën pa e knu, tani na e shtojshum. E Suharekën e Malishevën i kom shtu me tregu qe jom i qesaj ane se kto teva të vogla janë.”- tha Rrahmani pak me buzë nën gaz, duke përfunduar sa i perket krijimit të kësaj kënge.

Kënga “ Thërret Prizereni mori Shkodër” për herë të parë u dëgjua më 27.08.1991 në fshatinë Bllacë kur u bë zbulimi i bustit të Ramë Bllacës, kënga u këndua nga Rrahman Pagarusha dhe Hamëz Llapqeva.

Intervenime pati në tekstin e këngës kohë pas kohe por jo edhe në melodi e cila qëndron e njejtë qysh nga koha kur Rrahmani ishte duke kositur në Reshtan.

“Ndihem krenarë që nuk ju ka ndryshu melodia kangës, çdokush që e knon e knon më të njejtën melodi qysh e kom ba unë”- fjalë këto me të cilat përfundon rrëfimin Rrahmani që edhe sot zhvillon aktivitetin e tij si rapsod dhe është ndër më të njohurit në anën e Suharekës e Prizrenit pa lënë anash edhe anën e Malishevës.

Tekstin e këngës “ Thrret Prizereni mori Shkodër” që sot e dëgjojmë është i përpunuar siç u tha edhe më lartë nga nismëtarët e këngës por teksti origjinal ka disa ndryshime., Theranda Post siguroi edhe versionin origjinal nga vet shkrimtari Sylë Bajrami.

Valmir Gallopeni

Add a Comment

%d bloggers like this: