|E diel, Tetor 22, 2017

Thyet tradita, Apple nuk do të publikojë shitjet e javës së parë të iPhone 7 

Çdo vit Apple në momentin që lançon një model të ri të iPhone menjëherë bën të ditur shitjet e javës së parë. Dhe çdo vit kjo shifër është rritur duke të krijuar përshtypjen e një paisjeje shumë të suksesshme.

Këtë vit Apple do të anashkalojë traditën sipas një raporti të Reuters. Apple tha se duke qenë se rrjeti i distribuimit është rritur zbulimi i një informacioni të tillë nuk do të paraqiste kërkesën por furnizimin.

Lëvizja vjen pasi shitjet e iPhone filluan të shënojnë rënie nga viti në vit, një statistikë kjo mëse e dukshme me iPhone 6S dhe 6S Plus në 2015-tën. Në të vërtetë 6S arriti të shitej më shumë sesa 6 duke qenë se hyri edhe në tregun Kinez. Nuk është një rastësi që Apple të mos publikojë të dhënat e shitjeve sepse me shumë gjasa ky është viti i parë që modeli i ri i iPhone të performojë më keq sesa paraardhësi. (PCWorld Albanian)

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia-shqiptare
Hajduti, vdes duke e ndjekur policia.

   Elbasan - Një person i vënë në ndjekje nga policia pas një vjedhje që kishte kryer në qytetin e...

Close