|E enjte, Mars 30, 2017

TIA – Politika pengonë luftën kundër korrupsionit 

Transparency International publikon raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit -Shqipëria 2016.

Një raport ku vërehet me shqetësim sesi institucionet e kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit janë të pafuqishme ta bëjnë për shkak të trysnisë dhe ndërhyrjes nga partitë politike. Këta të fundit raporti i konsideron si institucionet që rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit.
“Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund mund të pengojë integrimin në BE,” tha Cornelia Abel, koordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
“Është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”.
Prokuroria, KQZ nën trysninë dhe ndërhyrjen e politikës
Studimi vlerëson se institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.
Kuadri ligjor nuk garanton pavarësi, reforma e pa plotë
Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim.
“Reforma e fundit për drejtësinë në Shqipëri ishte një fillim i mirë, por mbetet e paplotë,” tha Abel nga Transparency International.
“Disa prej ligjeve në paketën e reformës në drejtësi pritet të miratohen nga Parlamenti, ndërsa sytë janë të drejtuar nga qeveria për t’u siguruar që reforma do të zbatohet në të vërtetë. Shumë më tepër nevojitet për t’u bërë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në,” shtoi ajo.
KQZ e penguar nga politika
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përgjegjës për mbikëqyrjen e partive politike dhe financimin e fushatave elektorale është gjithashtu i penguar nga ndërhyrjet politike, sa kohë që partitë emërojnë anëtarët e tij. Pavarësisht një betimi paanësie, ndikimet politike kanë qenë të dukshme në vitet e fundit. Mbrojtja e anëtarëve të KQZ-së është e dobët dhe partitë kanë në dorë ndryshimin e përbërjes së komisioneve të niveleve më të ulëta – madje edhe ditën e zgjedhjeve.
KQZ mbetet me burime të kufizuara-me vetëm dy punonjës përgjegjës për mbikëqyrjen e financimeve elektorale të të gjitha partive politike dhe pjesa më e madhe e punës u mbetet auditorëve të jashtëm.
Auditorët e jashtëm nuk kanë shtysat e mjaftueshme për ta kryer këtë detyrë, duke i lënë partitë politike dhe vendimarrësit e vendit jashtë mbikëqyrjes së përshtatshme.
Partitë politike rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit
Partitë politike rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit, krahasuar me të gjithë aktorët dhe institucionet e vlerësuara-ato nuk janë të detyruara të raportojnë fondet dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, ç’ka nënkupton se votuesit nuk e dinë se kush po mbështet secilin prej kandidatëve, përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre.
“Ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit,” tha Abel.
“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Çdo abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar”.
Rekomandimet
Përveç plotësimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, Transparency International jep rekomandimet kryesore të mëposhtme për çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe për të garantuar funksionimin pa ndërhyrje politike të institucioneve mbikëqyrëse.
Komisioni Parlamentar ad-hoc për reformën elektorale duhet të marrë funksion të plotë. Pavarësia e administratës zgjedhore duhet të jetë fokusi kryesor i tij.
Parlamenti duhet urgjentisht të ngrejë një komision ad-hoc të asistuar nga një sekretariat teknik për të kryer reformën e konfliktit të interesit dhe rregulloret mbi lobimin. Ky komision duhet të ketë mandat për të propozuar ndryshime që lehtësojnë kuadrin ligjor, forcojnë pavarësinë e institucioneve kyçe dhe e bëjnë të mundshëm zbatimin në praktikë.
Partitë politike duhet të zbatojnë standarde më të larta kur zgjedhin kandidatët elektoralë dhe funksionarët publikë, në mënyrë që të garantojnë profesionalizmin dhe nivele më të larta të integritetit në sektorët publikë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fundosja e (pa)pritur e Dules

Nga NEBIL ÇIKA - Një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve ishte e dalja me “këpucë të kuqe” e partisë historike...

Close