|E enjte, Shkurt 23, 2017

Tifozët Kuq e Zi’ bojkotojnë ndeshjet e Shqipërisë 

Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjet që do të zhvillohen në Shqipëri

Ky vendim ka ardhur pas ndeshjes së fundit me Izraelin, ku ata thonë se kanë kaluar ferrin nga policia shqiptare, për shkak të masave shumë të rrepta të policisë.

Ata thonë se Kombëtaren do të përcjellin vetëm në udhëtim, atje ku i respektojnë.

Më poshtë keni të plotë njoftimin e tyre:

“Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, kemi marrë vendim të BOJKOTOJMË të gjitha ndeshjet e radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi”.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vdes 52 vjeçari, e godet freza duke punuar tokën https://t.co/o0vPH1r2ef https://t.co/Ium6VJYj6D
507 people follow ALB365
Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tirana mundë të pres Superkupën e Evropës e vitit 2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka pohuar se 2019-ën në Tiranë mund të luhet Superkupa e Evropës....

Close