|E hënë, Shkurt 19, 2018

Tjetër shqiptar i masakruar në burgjet e Francës 

Vetëm dy muaj pas ngjarjes tragjike në Francë, ku një 23-vjeçar shqiptar u masakrua në burgun e Marsejës dhe ndërroi jetë pasi kaloi në koma, përsëritet një histori e ngjashme.

Një video e rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al, nga disa të rinj shqiptarë, që kanë arritur të filmojnë brenda një burgu në  Francë, masakrën që i është bërë një bashkatdhetari të tyre.

Në video mund të shikohet qartë djali i cili shtrihet për tokë, ndërsa në shumicën e kohës një polic që i vërsulet ashpër.

Të rinjtë që kanë dërguar videon theksojnë se:

Djali është masakruar, i kanë thyer krahun dhe e kanë lënë në ambientet e jashtme të burgut. Policët ose kanë dorë, ose nuk u plas për ne, se vetëm ashpër sillen”
Në sfond dëgjohen të sharat e të rinjve kundrejt policëve, që siç duket nuk kanë shmangur ngjarjen dhe sigurisht, nuk mungojnë as të sharat ndaj shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama.

Raste të tilla sa vijnë dhe përsëriten dhe siç duket, për fat të keq duhet të mësohemi duke parë dhe të tjera, për aq kohë sa shteti jonë hesht dhe nuk është i aftë të mbrojë shtetasit e tij.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kanadaja heq vizat për 2 shtetet e Ballkanit

Ministria për Shtetësi dhe Migrim...

Close