|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Toka tek Gjiri i Lalzit, Manjani kërkon shkarkimin e gjyqtares 

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do ti kërkojë KLD-së të shkarkojë gjyqtaren e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës familjes Seçuni për 45 ha tokë, truall ku do të vendoste investimin biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri.

Mesditën e sotme, para gazetarëve Manjani bëri publike rezultatet e hetimit administrativ ku rezulton: “Kemi përgjegjësi të rëndë ligjore që nis nga gjykata e Durrësit. Ajo ka gabuar shumë rëndë proceduarialisht. Injoroi zyrën e kthimit të kompensimit të pronave. Vendimi nuk duhej dhënë nga një gjykatës por nga trupë gjyqësore prej tre gjykatësish.

Së pari kam vendosur të fillojë procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares në KLD dhe këta do ta bëj pas përfundimit të procedurave.
Gjyqtarja më rezulton e vlerësuar në vite, por ky është vendim shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.

Shkarkon  dhe perfaqesuesit te Avokatise se Shtetit në Durrës

Nuk lihet pa përgjejgësi as bashkia Durrës as Avokatura e Shtetit që duhej ta kishin ankimuar.

“Nëse gjykata bëri gabim me vendimin ata nuk e ankimuan” tha Manjani

Manjani kërkon dhe shkarkimin e drejtuesit të avokaturës së shtetit në Durrës i cili ka qenë nuk ka ankimuar vendimin në gjykatë duke e bërë këtë vendim të hyjë në fuqi.

“Së dyti kam kërkuar dhe do i kërkoj Avokates së Përgjithshme të Shtetit të thelojë analizën e saj. Që nga ky moment drejtuesi i Avokaturës së Shtetit në Durrës është i shkarkuar, së bashku me jursitin që kanë qenë në gjyq dhe nuk kanë marrë masa për të ankimuar këtë vendim.

Palë në proces ishte dhe bashkia e Durrësit dhe Manjani i kërkon të marrë dhe ajo masat si bashkëpërgjegjëse për këtë

I kërkoj kryetarit të bashkisë Durrës të analizojë përgjegjësinë për zyrën ligjore që ka dhe të shkarkojë juristët që kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi.

Llalla te hetoje

“Prokuroria të hetojë me gjithë maksimumin e këtij ligji nëse ka lidhje ose nuk ka lidhje këto dy çështje. Prokurori të trajtojë vlefshmërinë e këtij vendimi . Unë do ta çoj deri në fund. Nëse nuk jam i bindur do ta inspektoj.

Kompleksi do ndërtohej ne 2008

Sipas Manjanit: Kompania OMNIX ka filluar përpjekjet për ndërtimin e një resorti në vitin 2008. Ka prova të faktuara që në këtë vit kjo kompani ka blerë tokë rreth 100 mijë m2 tokë dhe rreth 200 mijë m2 i ka marrë me qira nga drejtoria e shërbimit pyjor që varej atëhere dhe sot nga Ministria e Mjedisit. Pra rreth 300 mijë m2 tokë të vënë në dispozicion në Gjirin e Lalzit për të ndërtuar një resort.

Leja për ndërtim u dha 28.7 2016 dhe po në këtë vit qeveria vendosi që ta nxjerrë këtë sipërfaqe tokë nga fondi pyjor dhe tja japë kompanisë për ndërtim.

Paralelisht në këtë situata vjet në korrik në 2015, nga ana e një familje me mbiemër Seçuni është depozituar një padi në Gjykatën e Durrësit ku kërkohet njohja dhe kthimi i një prone sipërfaqje e të cilës është 45 mijë m2 ku 42 koncidojnë me një pjesë të tokës që kompnia e kishte marrë me qira nga ndërmarrja pyjore. Ky është pretendimi i familjes.

Gjykata ka bërë 12 seanca dhe pas 8 muajsh ka marrë vendim, ku njeh pronën në favor të familjes Seçuni dhe detyron bashkinë dhe ZRPP ta njohë pronën që i ishte dhënë ndërtuesit tja njohë pronarit të ri

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nxënës e prindër 3 ditë në protestë, bashki e ministri nuk e ‘qethin’

Fier - Për të tretën ditë me radhë vijon protesta e nxënësve e prindërve në Kallm të Vogël duke bojkotuar...

Close