|E diel, Tetor 22, 2017

Tom Cruise me Nicole Kidman po ribashkohen 

Ish-çifti hollivudian Tom Cruise dhe Nicole Kidman mendohet se do të rikthehen përsëri së bashku, pas 20 vitesh.

Tom Cruise i ka kërkuar Nicole që ti bashkohet në një film, ku do të përfshihen edhe skena dashurie.

“Nicole u habit kur Tom i kërkoi që të punonin bashkë përsëri. Ajo u shokua më shumë kur kuptoi se cfarë i kërkonte, sidomos rreth skenave të nxehta,” – tha një burim i afërt për Dailymail.

Të dy i dhanë fund martesës së tyre para shumë vitesh dhe nuk pati më kontakt mes tyre. Mendohet se Nicole u qetësua paksa kur mori vesh se Tom u divorcua nga bashkëshortja e tij e tretë, Katie Holmes në 2012.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë, por fansat e tyre janë entuziasmuar shumë nga ideja që ata do të shfaqen në ekran në krah të njëri-tjetrit.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hap dyert shtëpia e Ismail Kadaresë

Gjirokastër - Janë çelur ditën e sotme dyert e shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Ka qënë kryeminsistri Edi Rama së...

Close