|E premte, Shtator 22, 2017

Topi, Berisha eshte kthyer ne qesharak. 

 topi-berisha009 Tirane – Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike e konsideron grevën e urisë se ish-të përndjekurve politike, një iniciative me prapavijë politike. I ftuar ne emisionin “30 minuta” në Vizion Plus, ish-presidenti Topi sqaroi arsyet pse forca e tij politike nuk e mbështet këtë grevë urie.

“Pse në vitin 2012 kur të përndjekurit bënë një grevë të rëndë urie që u pasua me dy vetëdjegje të dy personazheve të njohur të të përndjekurve politikë, pse nuk kishte asnjë nga Partia Demokratike?

“Ndiej keqardhje për një grup njerëzish që vazhdojnë të përdoren nga ish-Sekretari i partisë, që ka pasur dy herë mundësinë të mëdha që t’u rikthejë atyre dinjitetin dhe t’u japi pikërisht atë që u takon. Njëherë kur ishte president dhe kur ishte kryeministër.

 Përfytyroni sa ironike është, pas 23 vjetësh ky rikthehet me lot krokodili për të mbështetur një grup një kauz që ai me qëllim e ka dështuar”, tha ish-nënkryetari i PD-së.

Topi komentoi edhe kërkesën që ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i bëri pak ditë më parë kryeprokurorit për të hetuar marrëveshjen për marrëveshjen e ujërave me Greqinë.

Duke u ndalur ne vendimin e Brukselit për statusin e vendit kandidat, ish-presidenti tha se vonesat në rrugën e vendit drejt Europës lidhen kryekëput me politiken e papërgjegjshme dhe jokonstruktive në Shqipëri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqipëria në udhëkryq të demokracisë

Nga ELEZ BIBERAJ - Njëzetepesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist totalitar të Enver Hoxhës, shqiptarët kanë të drejtë të...

Close