|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Transparency International – Shqiptarët nuk e kan problem korrupsionin 

Shqiptarët nuk e përceptojnë korrupsionin si problemin e tyre me të madh. Të paktën në këtë përfundim ka arritur Transparency International në raportin për 2016, ku vetëm 34 përqind e mendojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë. Rezultatet e këtij viti kanë shënuar dy përqind ulje krahasuar me indeksin e 2015 për përceptimin e korruprionit të shqiptarëve.  Kurse kur bëhet fjalë për Kosovën, shifrat janë më alarmante. 65 përqind e kosovarëve e shohin korrupsionin si problem që kërkon zgjidhje imediate.

34 përqind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë.

Në këtë përfundim ka arritur Transparency International në raportin e publikuar të martën më 16 nëntor, duke e radhitur Shqipërinë në vendin e 31.

Rezultatet e këtij viti kanë shënuar dy përqind ulje krahasuar me indeksin e 2015 për përceptimin e korrupsionit të shqiptarëve.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, shifrat janë më alarmante. E radhitur në vendin e tretë pas Moldavisë dhe Spanjës, 65 përqind e kosovarëve e shohin korrupsionin si problem që kërkon zgjidhje imediate.

Por a po bëjnë sa duhet qeveritë për të luftuar korrupsionin?

Edhe pse një e treta e europianëve besojnë se zyrtarët e tyre të qeverisë dhe ligjvënësit janë shumë të korruptuar dhe qeveritë e tyre nuk po bëjnë sa duhet për të ndaluar korrupsionin, shqiptarët kanë më shumë besim tek qeveria e tyre.

Vendi ynë është radhitur ndër vendet e fundit, në pozicionin e 36, ku vetëm 38 përqind besojnë se qeveria nuk e lufton korrupsionin, duke lënë pas jo vetëm vendet  fqinje e ballkanike, por edhe Francën, Italinë e Rusinë.

Në këtë pikë Kosova është radhitur më vendin e 10, ku 67 përqind e banorëve mendojnë se zyrtarët qeveritarë nuk po e luftojnë fenomenin e korrupsionit.

Në vendin e parë qëndron Ukraina, ku 86 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria nuk po lufton korrupsionin, më pas vjen Moldavia me 84 përqind, Bosnja dhe Hercegovina 82 përqind dhe Spanja me 80 përqind.

Ndërkohë në nivelin e mitëmarrjes, sipas hartës konfiguruese të paraqitur në raport, Shqipëria paraqitet me ngjyrë të verdhë, që përcakton shqetësim mesatar me 34 përqind.

Sa i përket perceptimit për korrupsionin në radhët e deputetëve, vendi ynë radhitet në vendin e tretë, ku 55 përqind e popullatës mendon se ligjvënësit tanë janë të korruptuar, kurse në Kosovë 47 përqind.

Për hartimin e këtij raporti, Transparency International ka anketuar  60.000 qytetarë në 42 vende në Europë dhe në Azinë Qendrore.

Add a Comment

%d bloggers like this: