|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Tre ish presidentet lobojne per statusin. 

  Tirane – Tope-Meidani-MoisiuTre ish-Presidentët e vendit janë bashkuar në një zë në fushatën lobuese për statusin kandidat, duke i drejtuar një letër krerëve të shteteve anëtarë të BE-së për mbështetje ndaj Shqipërisë.

Në letrën e tyre, ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi sigurojnë krerët e vendeve anëtare të BE-së se Shqipëria ka bërë progres përgjatë viteve të fundit.

Tre ish-presidentët theksojnë se referuar standardeve të njëjta për vendet e tjera në fazën e vlerësimit të statusit kandidat, Shqipëria i plotëson kriteret bazë dhe meriton të marrë një vlerësim pozitiv.

“Në këtë këndvështrim e shikojmë të nevojshme të theksojmë se sot rajoni i Europës Juglindore ka pësuar transformime të mëdha dhe disa vende tashmë janë anëtare të BE ose në fazën e anëtarësimit. Krijimi i diferencimeve midis këtyre vendeve dhe vendeve të tjera aspirante si Shqipëria rrezikon të krijojë një zonë të veçuar brenda rajonit. Mesazhi pozitiv për Shqipërinë lexohet menjëherë si mesazh pozitiv për Kosovën, Maqedoninë dhe shtetet të tjera rajonale, ku shqiptarët janë elementë i rëndësishëm”-theksohet në letër.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 20 vjeçari, drejtonte makinën i dehur

Lushnje - Drejton makinën pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialsitët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në...

Close