|E premte, Shkurt 23, 2018

Tre në pranga për vjedhje banesash . 

grabitje1Sarandë – Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa banesa. Nga denoncimet e banorëve të fshatrave Lukovë, Piqeras dhe Borsh, rezulton se Nazif Sinanaj, Dritan Poka dhe Fatjon Furaberaj kanë mashtruar banorët duke I grabitur më pas ata.

Të tre silleshin sikur ishin punonjës ndërtimi, duke kamufluar në këtë mënyrë qëllimin e tyre për të hyrë në shtëpitë e fshatarëve të Sarandës. Sipas denoncimeve të banorëve ata ia kanë dalë të vjedhin 7 banesa në Piqeras, Borsh dhe Lukovë.

Por vjedhja e tyre nuk ka zgjatur gjatë, pasi efektivët e policisë nëpërmjet operacionit ‘’Nivica” i kanë vënë në pranga grabitësit e dyshuar. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD nis betejën me krimin.

PD fton deputetët me rekorde...

Close