|E shtunë, Tetor 21, 2017

Tre ne pranga te policise, trafikonin vepra arti. 

vepra_arti1      Elbasan – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme, tre persona, të cilët akuzohen për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Të arrestuarit janë Arjan Koçi, Ervin Koçi dhe Dashnor Hoxha.

Burime nga kjo polici bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në automjetin tip Mercedez Benz me targë EL 26 97 B, është sekuestruar 1 kambanë kishe, 3 karta celulari, 2 radio policie, 7 fishekë si dhe disa objekte të tjera.

Akuzat që rëndojnë mbi tre të sipërpërmendurit janë trafikim i veprave të artit dhe kulturës, armëmbajtje pa leje si dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ky operacion është zhvilluar nga bashkëpunimi i policisë së Elbasanit me atë të Gramshit. Ndërkaq po hetohet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë trafik .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Agron Duka – Ja e vërteta e takimit tim me Nanon

Ndërsa në media qarkullojnë informacione se ish-kryeministri Fatos Nano është rikthyer në Tiranë dhe ka zhvilluar takime “të fshehta” me...

Close