|E martë, Tetor 24, 2017

Tre shtetas në pranga. 

policia12   Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen/ndalohen 3 shtetas dhe procedohet 1 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

Më datën 18.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrance për shtetasin Rexhep Azem Thana, vjec 53, banues në Hamil Fier.Arrestimi në flagrancë për këtë shtetas u bë sepse me date 18.06.2014, rreth orës 09.45, është kapur ne flagrancë duke udhëtuar me mjetin e tij motorçikletë tip “Ynxiang”, pa targa dhe i pa paisur me leje drejtimi përkatëse. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

Më datën 18.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin Vangjel C., vjec 57, banues në Lushnje.Arrestimi në flagrancë për këtë shtetas u bë sepse me date 18.06.2014, rreth orës 14.30, në banesën e tij ka qëlluar me një vazo lulesh, vajzën e tij, shtetasen L.C., vjec 27, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale të “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datën 18.06.2014, nga Komisariati i Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Serjan Luftar Bajramaj, vjec 22, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.Ndalimi i tij u bë sepse nga Gjykata e Rrethit Gjygjesor Fier, me vendim Nr, 603, datë 10.10.2013, ka caktuar si mase sigurie “Arrest në burg”, per veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Më datën 18.06.2014, gjatë natës, në lagjen Naftëtari, Patos, Fier, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit F. T. ku kanë marrë rreth 180 kg mish viçi, si dhe 3000 lekë.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i K.Penal.

Më datë 18.06.2014, nga Komisariati i Policisë Mallakastër filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Q.S., vjec 53, banues në Ninësh Mallkastër.Procedimi ndaj tij filloi pasi për një periudhë të gjatë kohe mban me forcë një siperfaqe prej 4 dynym toke e cila është në pronësi të shtetasit H. A. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Pushtim Toke”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
CR7 kontrollohet nga antidopingu.

Spanjë - Në shtëpinë e Realit, “Valdebebas”, ditën e enjte kanë zbarkuar mjekët e UEFA-s për t’u ushtruar një kontroll...

Close