|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Tregëtarët e fruta – perimeve – Do bllokojmë rrugën nqs bashkia nuk largon konkurencën e pa ndershme 

Fier – 150 tregetarë të tregut të licensuar të fruta – perimeve në Fier janë të rrezikuar nga rënia e fuqisë blerëse. Shkaku është konkurenca e pandershme mes e tregatarave ambulanta që vijnë nga fshatrat e shesin prodhimet e tyre në rrugën poshtë tregut duke mos u larguar nga policia bashkiake por që nuk paguajnë asnjë taksë.

Tregëtaret kanë protestuar duke ngritur ankesa të shumta drejtuar kryebashkiakut, policisë bashkiake që lejon tregetarët e rrugës të tregetojnë pranë këtij tregu të licensuar, kur ndërkohë që edhe bashkia ka miratuat një treg të lëvizshëm Ata pohojnë se është krijuar një konkurencë e pandershme që dëmton cdo ditë punën ton, kanë thënë tregetaret të cilët edhe pse janë ankuar në  bashkinë Fier përsëri vijon e njëjta situatë.

Nisur nga kjo indifference e  bashkisë dhe policisë bashkiake  tregëtarët kanë kërcënuar se do protestojnë duke bllokuar edhe rrugën në rast se nuk merr fund kjo konkurencë e pa ndershme.

Policia bashkiake teksa ka marrë vesh që media po bënte detyrën ka shkuar dhe ka larguar disa tregëtarë që ende po shisnin prodhimet e tyre  në trotuaret e pallatit pranë tregut të fruta – perimeve

Add a Comment

%d bloggers like this: