|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Trëndafile Visha – E plasa se më plasi, libri i saj në treg ‘ I njëjti fat në 100 udhëtime’ 

Ka dal në treg libri më i ri me titull ‘ I njëjti fat në 100 udhëtime’ që mban për autore Trëndafile Visha, gazetare prej 20 vjetësh  dhe vitet e fundit në ‘Gazetën Shqiptare’. Visha e cila shpesh në shkrimet e saj në gazetë të intrigon  pasi mbart brenda letërsinë, tregimin, faktin, emocionin që të bëjnë në të shumtin e rasteve ta rilexosh.

…Lindur në kohë absurdi, në botën ku të gjallët lahen në det gënjeshtrash dhe të vdekurit mërisë rrinë zgjuar përtej. Gjuhë e ditëve të pagoja, rebeluar unit njerëzor që bëhet dhe zhbëhet mes territ dhe dritës… (SHENIM NË LIBRIN “I NJEJTI FAT NË 100 UDHËTIME”)

Kjo jam unë. Dhe sot e munda frikën. Atë të përballjes me ju. Se kuptova që unë jam askushi për të lëvizur botën, për të reflektuar ngjyrat e saj, për ta bërë më të paqtë dhe më të bukur. Jam askushi për t’u gjykuar nga ju, nëse jam e duhura për ta vizatuar realisht botën në tri kohët e saj, horizontalisht e vertikalisht, në të gjithë dimensionet. Dhe duke qenë e tillë, frika bëhet e pakuptimtë. Në fund të fundit askush nuk më ndalon (dhe as unë vetes) të flas me veten. Të shkruaj çdo ndjesi timen në çdo sekondë të së përditshmes dhe ta afishoj diku. Ndaj dhe vendosa t’i bëj sfidë vetes dhe ta plas në treg, me fytyrën që ka, pa buzëkuq, rimel e botoks. Ju paralajmëroj se korniza dhe e gjithë fusha brenda është e zezë. Se kjo është ngjyra që rëndom prek. Kjo është ngjyra që më trazon më shumë. Më rebelon më shumë. Më çmend më shumë. Dhe përtej të gjithave më bën të rezistoj më shumë.
Që nga sot, UNË DHE TJETRA IME, në pritje të përballjes me ju në stendën e shtëpisë botuese Marin Barleti, në katin e sipërm të ambienteve të panairit të librit në Pallatin Kongreseve.
LIBRI I PARE: “I NJEJTI FAT NË 100 UDHËTIME” (DITAR I MBAJTUR NDËR VITE ME PROZË POETIKE, ESE E THËNIE)
LIBRI I DYTË: “M’I KANE VJEDHUR SYTË…” POEZI

15036466_10207910709030967_7897937552168142286_n

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: