|E hënë, Tetor 23, 2017

Treni perplas per vdekje 61 vjecaren. 

hekurudha_alb     Fier – Një 61-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Fier, pasi është përplasur nga treni.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çipllakë, ku 61-vjeçarja Hike Gjodeshi është përplasur nga treni i linjës Tiranë –Vlorë, teksa ishte duke kaluar shinat.

Kalimtarë të rastit janë përpjekur t’i japin gruas ndihmën e parë, por fatkeqësisht ajo ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia mbërriti në fshatin Çipllakë dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vijon kërkimi për aeroplanin e zhdukur EgyptAir

Kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur ka vazhaduar edhe gjatë natës. Aeroplani i kompanisë EgyptAir dje është zhdukur nga radari...

Close