|E diel, Dhjetor 17, 2017

Tritol makinës së drejtorit të burgut Fushë – Krujë . 

fushkrujeDurrës – Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë është bërë pre e një atentati, kur këtë mëngjes makina me të cilën Arben Sulo do të shkonte në punë, shpërtheu në lëvizje me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, brenda portit të Durrësit.

Kreu i institucionit të vuajtjes së dënimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Mësohet se Sulo ka marrë plagë të rënda në pjesën e poshtme të trupit, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk rrezikon paralizën.

Drejtori i burgut jeton ne Durres, kaloi nga porti per te shmangur trafikun
Shpërthimi i telekomanduar i automjetit tip “Opel” me targë AA 654 AS ndodhi brenda portit të Durrësit rreth orës 07:45. Arben Sulo jeton në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar dhe burime nga Policia e Durrësit sqaruan për Shqiptarja.com se Sulo ka kaluar me makinë brenda Portit për të shmangur trafikun e orëve të mëngjesit, ndërsa ishte nisur për në punë në burgun e Fushë-Krujës të cilin e drejton prej një viti.

Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit, çka sipas tyre i ka shpëtuar jetën Arben Sulos. Blutë e qytetit bregdetar nisën hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e shpërthimit me tritol.

Sulo në spital, nën mbikëqyrjen e policisë
Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Veliu ka vizituar Arben Sulo në Spitalin e Traumës, ndërsa dhoma ku është shtruar Sulo është nën mbikëqyrjen e Policisë. Po ashtu në spitalin e Traumës shkoi edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Spaho: Ja sa do rriten çmimet e ushqimeve dhe shërbimet

Partia Demokratike mbetet e vendosur për të...

Close